Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 473 datë 03.05.2013 SHLUP "Kristal"



KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 473 datë 03.05.2013

Për vlerësimin në kuadër të heqjes së kushteve të akreditimit për programin e studimit, Bachelor në “Teknologji Informacioni”, të Shkollës së Lartë Private “Kristal”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin në kuadër të heqjes së kushteve të akreditimit për programin e studimit, Bachelor në “Teknologji Informacioni”, të Shkollës së Lartë Private “Kristal”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar pozitiv pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Në lidhje me plotësimin e kushteve të akreditimit, Këshilli i Akreditimit arrin në këto përfundime:

Për programin e studimit Bachelor në “Teknologji Informacioni”:

§  Numri i pedagogëve të brendshëm përgjegjës për Programin e studimit Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Teknologji Informacioni”, është rritur, dhe të gjithë kanë grada shkencore ose janë në përfundim të marrjes të gradës Doktor.

§  Rregjistrat e studentëve janë përmirësuar në përgjithësi, përveç disa mangësive të vogla.

§  Institucioni nuk ka vendosur kritere për pranimin me studentëve në këtë program studimi, por po zhvillon fushata marketingu për të rritur cilësinë e studentëve në hyrje.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Heqjen e kushteve të akreditimit për programin e studimit, Bachelor në “Teknologji Informacioni”, bazuar në Urdhërin e MASH, Nr. 239, date 31.05.2011.
 
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT