Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 472, datë 03.05.2013 SHLUP “Illyria”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 472, datë 03.05.2013


Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në “Financë Kontabilitet”; Bachelor në “Administrim Biznesi”; Master i Shkencave në “E Drejtë Civile me profile: E Drejtë Familjare; E Drejtë Kontraktore; E Drejtë Tregtare”; Master i Shkencave në “E Drejtë Publike me profile: E Drejtë Administrative; Organizimi dhe Funksionimi i Shtetit”; Master i Shkencave në “E Drejtë Penale me profile: Krimet Kundër Pasurisë; Krimet Kundër Shtetit”; Master i Shkencave në “Marrëdhënie Ndërkombëtare”; Master i Shkencave në “Administrim Biznesi” dhe Master i Shkencave në “Menaxhim Bankar” të Institucionit Privat të Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë “Illyria””.

 

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në “Financë Kontabilitet”; Bachelor në “Administrim Biznesi”; Master i Shkencave në “E Drejtë Civile me profile: E Drejtë Familjare; E Drejtë Kontraktore; E Drejtë Tregtare”; Master i Shkencave në “E Drejtë Publike me profile: E Drejtë Administrative; Organizimi dhe Funksionimi i Shtetit”; Master i Shkencave në “E Drejtë Penale me profile: Krimet Kundër Pasurisë; Krimet Kundër Shtetit”; Master i Shkencave në “Marrëdhënie Ndërkombëtare”; Master i Shkencave në “Administrim Biznesi” dhe Master i Shkencave në “Menaxhim Bankar” të Institucionit Privat të Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë “Illyria””, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i përmbushin objektivat formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

 REKOMANDON:

Për programin e studimit Bachelor në “Financë Kontabilitet”

§  Të bëhet më shumë përpjekje për ti dhënë programeve mësimore qëndrueshmëri dhe besueshmëri.

§  Të rritet numri i personelit akademik efektiv me grada/tituj shkencor.

§  Të përmirësohet përputhshmëria midis personelit akademik dhe lëndës/modulit.

§  Të plotësohen të gjitha lëndët/modulet me literaturë bazë.

§  Të ndërtohet sa më shpejtë bibloteka për programin e studimit.

§  Të realizohet raporti financiar.

 

Për programin e studimit Bachelor në “Administrim Biznesi”

§  Të rritet numri i personelit akademik me grada dhe tituj shkencor

§  Të realizohet auditi i jashtëm financiar.
 

Për programin e studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Civile me profile: E Drejtë Familjare; E Drejtë Kontraktore; E Drejtë Tregtare”

§  Të bëhet më shumë përpjekje për ti dhënë programeve mësimore një qëndrueshmeri dhe besueshmëri.

§  Të rritet numri i personelit akademik efektiv me grada/tituj shkencor.

§  Kerkimi shkencor të konceptohet në formatet e përparuara perëndimore të ofrimit të burimeve bibliografike dhe database të dhënash elektronike për të konceptuar më mirë prirjen e studentëve drejt tij.

§  Të plotësohen të gjitha lëndët/modulet me literaturë bazë.

§  Të pasurohet bibloteka më literaturë juridike për ti ardhur drejtëpërdrejtë në ndihmë kërkimit shkencor në fushën e mikrotezave të studentëve si në gjuhën shqipe dhe atë të huaj.

§  Të përmirësohet mungesa e organizimit dhe funksionimit të programeve të posaçme të kualifikimit vazhdues të anëtarëve të personelit akademik.

§  Të realizohet auditi i jashtëm financiar i detajuar.

§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.
 

Për programin e studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Publike me profile: E Drejtë Administrative; Organizimi dhe Funksionimi i Shtetit”

§  Të bëhet përpjekje që personeli akademik i brendshëm të ketë të kualifikimin e duhur.

§  Të pasurohet bibloteka më tituj në fushën e së drejtës publike.

§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

 

Për programin e studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Penale me profile: Krimet Kundër Pasurisë; Krimet Kundër Shtetit”

§  Të bëhet më shumë përpjekje për ti dhënë programeve mësimore një qëndrueshmeri dhe besueshmëri.

§  Të zhvillohet kërkimi shkencor duke përdorur burimet e nevojshme financiare dhe njerëzore.

§  Të rritet numri i personelit akademik efektiv me grada/tituj shkencor.

§  Të përmirësohet përputhshmëria midis personelit akademik dhe lëndës/modulit.

§  Të plotësohen të gjitha lëndët/modulet me literaturë bazë.

§  Të ofrohen më shumë mundësi që personeli akademik dhe studentët të kryejnë specializime apo studime të mëtejshme.

§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

 

Për programin e studimit Master i Shkencave në “Marrëdhënie Ndërkombëtare”

§  Të plotësohet standarti lidhur me raportin midis personelit akademik efektiv dhe personelit akademik me kontratë.

§  Të përmirësohet raporti i vlerësimit të brendshëm duke përfshirë tregues sasiorë, të cilët ndihmojnë në evidentimin e arritjeve dhe mangësive për këtë program studimesh.

§  Të standartizohen dhe të rishikohen të gjithë syllabuset e lëndëve/moduleve.

§  Të emërohet sa më shpejt koordinatori i programit të studimit Master i Shkencave.

§  Të detajohen kriteret e pranimit të studentëve në këtë programi studimi, për të shmangur paqartësi në drejtim të shkallës së mobilitetit të kontigjenteve

§  Të rritet niveli i shërbimit të tutoratit për të shmangur veçanërisht problemet në kushtet e rritjes së kontigjenteve.

§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

 

Për programin e studimit Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”

§  Të rritet numri i personelit akademik me grada/tituj shkencor.

§  Të realizohet auditi i jashtëm financiar.

§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programin e studimit Master i Shkencave në “Menaxhim Bankar”

§  Të bëhet më shumë përpjekje për ti dhënë programeve mësimore qëndrueshmeri dhe besueshmëri.

§  Të zhvillohet kërkimi shkencor duke përdorur burimet e nevojshme financiare dhe njerëzore.

§  Të rritet numri i personelit akademik efektiv me grada/tituj shkencor.

§  Të përmirësohet përputhshmëria midis personelit akademik dhe lëndës/modulit.

§  Të plotësohen të gjitha lëndët/modulet me literaturë bazë.

§  Të ndërtohet sa më shpejtë bibloteka për programin e studimit.

§  Të realizohet raporti financiar.

§  Të ofrohen më shumë mundësi që personeli akademik dhe studentët të kryejnë specializime apo studime të mëtejshme.

§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.
 

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, dat         ë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Financë Kontabilitet”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Administrim Biznesi”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në “E Drejtë Civile me profile:
a.    E Drejtë Familjare
b.    E Drejtë Kontraktore
c.    E Drejtë Tregtare
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në “E Drejtë Publike me profile:
a.    E Drejtë Administrative
b.    Organizimi dhe Funksionimi i Shtetit
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në “E Drejtë Penale me profile:
a.    Krimet Kundër Pasurisë
b.    Krimet Kundër Shtetit
të akreditohet.
 
Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në “Marrëdhënie Ndërkombëtare”
të akreditohet.
 
Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në “Menaxhim Bankar”
të akreditohet.

 
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT