KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 471, datë 03.05.2013
Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në “Financë dhe Shkenca Juridike”; Bachelor në “Financë - Kontabilitet”; Bachelor në “Juridik dhe Administrim Publik”; Bachelor në “Juridik dhe Shkenca Ekonomike”; Bachelor në “Inxhinieri Informatike dhe Elektronike”; Bachelor në “Inxhinieri Elektronike dhe Telekomunikacioni”; Master i Shkencave në “Shkenca Edukimi”; Master i Shkencave në “Shkenca Sociale”; Master i Shkencave në “Farmaci”; Master Profesional në “Drejtim dhe Administrim Arsimi”; Master Profesional në “Infermieri Klinike” dhe Master Profesional në “Infermieri Kirurgjikale”, të Shkollës së Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në “Financë dhe Shkenca Juridike”; Bachelor në “Financë - Kontabilitet”; Bachelor në “Juridik dhe Administrim Publik”; Bachelor në “Juridik dhe Shkenca Ekonomike”; Bachelor në “Inxhinieri Informatike dhe Elektronike”; Bachelor në “Inxhinieri Elektronike dhe Telekomunikacioni”; Master i Shkencave në “Shkenca Edukimi”; Master i Shkencave në “Shkenca Sociale”; Master i Shkencave në “Farmaci”; Master Profesional në “Drejtim dhe Administrim Arsimi”; Master Profesional në “Infermieri Klinike” dhe Master Profesional në “Infermieri Kirurgjikale”, të Shkollës së Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i përmbushin objektivat formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
REKOMANDON:
Për programin e studimit Bachelor në “Financë dhe Shkenca Juridike”
§ Të zgjerohet fondi i bibliotekës së institucionit me botime vendase e të huaja dhe sidomos shtimi i fondit elektronik me e–book, me periodikë që publikojnë ligjet e miratuara, të cilat do të lehtësojnë ndjeshëm përballimin e të gjithë nevojave për mësimdhënie dhe kërkim shkencor.
§ Të prezantohet një literaturë bibliografike paraprake në formën e leksioneve të shkruajtura në format word ose power – point.
§ Të krijohet një koordinim më i efektshëm ndërmjet Departamenteve për menaxhimin e programeve të përbashkëta, për zgjidhjen e problemeve të studentëve persa i perket vëllimit të njohurive dhe literaturës bibliografike përkatëse, për përmirësimin e struktures kurrikulare.
§ Të arrihet një koordinim më i qartë ndërmjet departamenteve dhe Njësisë së sigurimit të brendshëm të cilësisë si për vjeljen e informacionit, ashtu edhe për reflektimin mbi rezultatet e vlerësimit.
§ Të rritet numri i institucioneve homologe brenda dhe jashtë vendit me të cilët të ketë marrëveshje të veçanta bashkëpunimi në fushën e kërkimit shkencor dhe të organizmit të aktiviteteve shkencore ndërkombëtare.
§ Të përmirësohet dhe forcohet aktiviteti i zyrës së karrierës, për tu ofruar informacion më të detajuar studentëve për mundësitë e punesimit pas përfundimit të studimeve të këtij niveli Bachelor.
§ Të zgjerohen fletëpalosjet në formën e një guide të shkruar ose elektronike, tradicionale per Universitetet e Evropës Perëndimore.
Për programin e studimit Bachelor në “Financë - Kontabilitet”
§ Të përmirësohet programi mësimor, ku përveç lëndeve të parashikuara si menaxhim, drejtim marektingu, drejtim financiar, duhet të përfshihen lëndë të detyrueshme edhe lëndët e Menaxhimit të burimeve njerzore dhe ajo e Menaxhimit të operacioneve.
§ Institucioni duhet të bëjë përpjekje më të mëdha për krijimin e një fondi sado modest për kualifikimin e pedagogëve.
§ Në përputhje me standardet, institucioni duhet të japë informacion për tërësinë e njohurive paraprake që duhet të ketë studenti për të ndjekur një lëndë të caktuar në semestrin apo vitin në vijim, duhet që lëndët të kenë edhe pemen e lëndëve paraprake që duhet të kenë likujduar.
§ Të krijohen mundësi për të rritur numrin e studentëve, për të siguruar jo vetëm mjedis më konkurues por edhe një qendrueshëri financiare që i shërben edhe përmirësimit të cilësisë.
Për programin e studimit Bachelor në “Juridik dhe Administrim Publik”
§ Të zgjerohet fondi i bibliotekës së institucionit me literaturë elektronike, e–book, veçanërisht me periodikë për këtë program studimi.
§ Të arrihet një koordinim më i qartë ndërmjet departamenteve dhe Njësisë së sigurimit të brendshëm të cilësisë si për vjeljen e informacionit, ashtu edhe për reflektimin mbi rezultatet e vlerësimit.
Për programin e studimit Bachelor në “Juridik dhe Shkenca Ekonomike”
§ Të shtohen zërat e librave në bibliotekë, si dhe rifreskimi i tyre me libra të rinj, në funksion të përditësimit të vazhdueshëm të syllabuseve të moduleve/lëndëve respektive.
§ Të realizohen marrëveshje bashkëpunuese, jo vetëm me sektorin privat por edhe me atë publik, veçanërisht me institucione të specializuara të administratës publike të nevojshme për këtë program, për natyrën e veçantë që ai paraqet ku shkencat juridike dhe ekonomike, janë në funksion të diplomës që studenti merr.
Për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Informatike dhe Elektronike”
§ Të plotësohet prezantimi i një numri të leksioneve në faqen e web të institucionit.
§ Të sigurohet një literaturë elektronike më e pasur, veçanërisht i periodikëve më të shumtë për këtë program studimi.
§ Të arrihet një koordinim më i efektshëm ndërmjet Departamenteve për menaxhimin e programeve të përbashkëta, për zgjidhjen e problemeve të studentëve në lidhje me vëllimin e njohurive dhe literaturën përkatëse, për përmirësimin e kurrikulave.
§ Të arrihet një koordinim më i qartë ndërmjet departamenteve dhe Njësisë së sigurimit të brendshëm të cilësisë si për vjeljen e informacionit, ashtu edhe për reflektimin mbi rezultatet e vlerësimit.
§ Të realizohen bashkëpunime me Profesorë te huaj për zhvillimin e ndonjë moduli në mënyre për të permirësuar mësim-dhënien si dhe për të fituar eksperienca akademike.
Për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektronike dhe Telekomunikacioni”
§ Të sigurohet një literaturë elektronike më e pasur, veçanërisht i periodikëve më të shumtë të fokusuara në fushat e elektronikës dhe telekomunikacionit.
§ Të arrihet një koordinim ndërmjet Departamenteve për një menaxhim të përbashkëta dhe didaktike për të përmirësuar procesin mësimor.
§ Të krijohen sa më shpejt laboratorë të paktën në nivelin didaktik në fushën e telekomunikacioneve dhe të automatikës.
§ Të arrihet një koordinim më i qartë ndërmjet departamenteve dhe Njësisë së sigurimit të brendshëm të cilësisë si për vjeljen e informacionit, ashtu edhe për reflektimin mbi rezultatet e vlerësimit.
Për programin e studimit Master i Shkencave në “Shkenca Edukimi”
§ Të mundësohet përfshirja në projekte dhe grante nga brenda dhe jashtë vendit.
§ Të bëhet e mundur që studentët e programit të studimit të shfaqin qasje kritike për zhvillimet në këtë Institucion.
§ Të realizohet mobiliteti i studentëve në programe jashtë vendit.
§ Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.
Për programin e studimit Master i Shkencave në “Shkenca Sociale”
§ Të mundësohet përfshirja në projekte dhe grante nga brenda dhe jashtë vendit si dhe në projekte Tempus.
§ Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.
Për programin e studimit Master i Shkencave në “Farmaci”
§ Të mundësohet përfshirja në projekte dhe grante nga brenda dhe jashtë vendit si dhe në projekte Tempus.
§ Të sigurohet literaturë elektronike më e pasur, veçanërisht i periodikëve më të shumtë për këtë program studimi.
§ Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.
Për programin e studimit Master Profesional në “Drejtim dhe Administrim Arsimi”
§ Të mundësohet përfshirja në projekte dhe grante nga brenda dhe jashtë vendit.
§ Të bëhet e mundur që studentët e programit të studimit të shfaqin qasje kritike për zhvillimet në këtë Institucion.
§ Të realizohet mobiliteti i studentëve në programe jashtë vendit.
§ Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.
Për programin e studimit Master Profesional në “Infermieri Klinike”
§ Të përmirësohet sistemi i brendshëm i kontrollit të cilesisë pasi nuk demonstron evidencë për çdo proçedurë të kryer.
§ Të realizohen bashkëpunime me institucionet jashtë vendit.
§ Të përmirësohet procesi i kërkimit shkencor pasi është në fazat fillestare.
§ Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.
Për programin e studimit Master Profesional në “Infermieri Kirurgjikale”
§ Të mundësohet përfshirja në projekte dhe grante nga brenda dhe jashtë vendit.
§ Të pasurohet literatura për këtë program studimi.
§ Të përmirësohet sistemi i brendshëm i kontrollit të cilesisë pasi nuk demonstron evidencë për çdo proçedurë të kryer.
§ Të realizohen bashkëpunime me institucione të huaja.
§ Të përmirësohet procesi i kërkimit shkencor pasi është në fazat fillestare.
§ Të përmirësohet praktika profesionale pasi nuk është në nivelin e kërkuar për nivelin e programit të studimit.
§ Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, dat ë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në “Financë dhe Shkenca Juridike”
të akreditohet.
Programi i Studimit: Bachelor në “Financë - Kontabilitet”
të akreditohet.
Programi i Studimit: Bachelor në “Juridik dhe Administrim Publik”
të akreditohet.
Programi i Studimit: Bachelor në “Juridik dhe Shkenca Ekonomike”
të akreditohet.
Programi i Studimit: Bachelor në “Inxhinieri Informatike dhe Elektronike”
të akreditohet.
Programi i Studimit: Bachelor në “Inxhinieri Elektronike dhe Telekomunikacioni”
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Shkenca Edukimi”
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Shkenca Sociale”
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Farmaci”
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master Profesional në “Drejtim dhe Administrim Arsimi”
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master Profesional në “Infermieri Klinike”
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master Profesional në “Infermieri Kirurgjikale”
të akreditohet.
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT