Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 470, datë 03.05.2013 Universiteti Polis

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 470, datë 03.05.2013


Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në “Art dhe Dizajn”; Bachelor në “Studime Mjedisore”; Master i Shkencave në “Menaxhim mjedisor urban”; Master i Shkencave në “Dizajn i aplikuar”; Master Profesional në “Dizajn urban dhe peisazhi”; Master Profesional në “Dizjan estetik strukturor”; Master Profesional në “Dizajn arkitektonik dhe parametrik”; Master Profesional në “Strehim dhe zhvillim toke”; Master Profesional në “Zhvillim social urban dhe burime njerëzore”; Master Profesional në “Planifikim hapësinor dhe aplikime GIS”; Master i Nivelit të Dytë në “Dizajn urban dhe peisazhi” dhe Master i Nivelit të Dytë në “Strehim dhe zhvillim toke” të “Universitetit Polis”.



Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e programeve të studimit që përfundojnë me Bachelor në “Art dhe Dizajn”; Bachelor në “Studime Mjedisore”; Master i Shkencave në “Menaxhim mjedisor urban”; Master i Shkencave në “Dizajn i aplikuar”; Master Profesional në “Dizajn urban dhe peisazhi”; Master Profesional në “Dizjan estetik strukturor”; Master Profesional në “Dizajn arkitektonik dhe parametrik”; Master Profesional në “Strehim dhe zhvillim toke”; Master Profesional në “Zhvillim social urban dhe burime njerëzore”; Master Profesional në “Planifikim hapësinor dhe aplikime GIS”; Master i Nivelit të Dytë në “Dizajn urban dhe peisazhi” dhe Master i Nivelit të Dytë në “Strehim dhe zhvillim toke” të “Universitetit Polis”, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i përmbushin objektivat formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

REKOMANDON:


Për programin e studimit Bachelor në “Art dhe Dizajn”
§  Të krijohen kontakte të vazhdueshme me tregun e punës për përmirësime të mëtejshme të programit të studimit.

Për programin e studimit Bachelor në “Studime Mjedisore”
§  Të rritet numri i personelit akademik të punësuar me kohë të plotë në mënyrë që të plotësohet kriteri i vendosur prej 70% për stafin e angazhuar për realizimin e programit.
§  Të përfundoje sa me shpejt puna për pasurimin e laboratorit të posacëm të emërtuar: “Laboratori Sust_lab”.
§  Të përmirësohen për çdo lëndë nga syllabus-et me elmentët që duhet të përmbajnë përcaktuar nga akte nënligjore.

Për programin e studimit Master i Shkencave në “Menaxhim mjedisor urban”
§  Të plotësohen mungesat e kualifikimit të titullarëve të lëndëve që mbulojnë programin e studimit.
§  Të përfshihen në Departamentin e Mjedisit dhe Planifikimit edhe brezi i “mesëm” i pedagogëve në stafin akademik të brendshëm.
§  Të realizohet sa më shpejt informatizimi i sekretarisë mësimore dhe mbajtja e të dhënave në software të posaçme, lehtësisht të aksesueshme dhe të disponueshme për çdo student.
§  Të kompletohen laboratorët me aparaturat e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor dhe punës kërkimore në këtë fushë.
§  Të rritet pesha e formimit teknik në këtë program studimi pasi është relativisht e ulët.
§  Të përmirësohet mobilimi dhe mjedisi ekzistues fizik i bibliotekës për të përballuar numrin e studentëve aktual.
§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programin e studimit Master i Shkencave në “Dizjan i aplikuar”
§  Të krijohen kontakte të vazhdueshme me tregun e punës për përmirësime të mëtejshme të programit të studimit.
§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programin e studimit Master Profesional në “Dizajn urban dhe peisazhi”; Master Profesional në “Dizjan estetik strukturor”; Master Profesional në “Dizajn arkitektonik dhe parametrik”
§  Të plotësohet standardi për kualifikimin e stafit akademik në rang njësish.
§  Të krijohet një sistem bursash i bazuar mbi meritë dhe/ose performancë, pasi tarifat studimore dhe mungesa e mekanizmit të bursave frenojnë interesin e lartë që ekziston potencialisht për këtë program studimi.
§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programin e studimit Master Profesional në “Strehim dhe zhvillim toke”
§  Të realizohet një “zë” pak më i ndjeshëm i Këshillit Studentor në sherbim të Njësisë së brendshme të sigurimit të cilësisë.
§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programin e studimit Master Profesional në “Zhvillim social urban dhe burime njerëzore”
§  Të krijohet një rol më i rëndësishëm i Këshillit studentor në mbarëvjatjen e procesit mësimor.
§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programin e studimit Master Profesional në “Planifikim hapësinor dhe aplikime GIS”
§  Të plotësohet standardi lidhur me raportin e PAE/PAK të kërkuar për këtë program studimi.
§  Të konkretizohet fryma e interesimit për kualifikimin e personelit akademik me plane të detajuara dhe detyra me afate konkrete.
§  Të rregullohen mospërputhjet për të dhënat e personelit akademik të huaj pasi kjo gjë e përkeqëson raportin PAE/PAK.
§  Të realizohet sa më shpejt pajisja me pajimet e planifikuara për njësinë kërkimore të qëndrueshmërisë (sust_lab).
§  Të bëhet përpjekje për ti raportuar, edhe në mënyrë të detajuar, të gjithë treguesit në plotësim të kërkesave të standarteve për auditin financiar sipas formatit të kërkuar për akreditimin programor të këtij programi studimi.
§  Të përfshihen në planin mësimor lëndë/module të hartografisë dhe gjeostatistikës për të mos krijuar boshllëqe lidhur me kuptimet dhe përdorimet e GIS-it. Kjo përfshirje do të ndihmonte edhe realizimin e aplikimeve në GIS të programuara në syllabusin e lëndës/modulit ”Studio Planifikimi” dhe të nevojshme (përkatësisht domosdoshme) në realizimin e “Praktikës Profesionale” dhe “Tezës së Diplomës”.
§  Të realizohet evidenca sasiore e krediteve plotësuese për programet e përafërta në kriteret e pranimit të studentëve për të rritur kontigjentet e kandidatëve që duan të frekuentojnë këtë program studimi.
§  Të plotësohet raporti i vlerësimit të brendshëm me informacione lidhur me programet Bachelor që ofron institucioni në kuptimin e ruajtjes së vijimësisë së kurikulave brenda institucionit.
§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programin e studimit Master i Nivelit të Dytë në “Dizajn urban dhe peisazhi”
§  Të plotësohet standardi për kualifikimin e stafit akademik në rang njësish.
§  Të krijohet një sistem bursash i bazuar mbi meritë dhe/ose performancë, pasi tarifat studimore dhe mungesa e mekanizmit të bursave frenojnë interesin e lartë që ekziston potencialisht për këtë program studimi.

Për programin e studimit Master i Nivelit të Dytë në “Strehim dhe zhvillim toke”
§  Të realizohet një lidhje më e mirë me tregun vendor.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, dat         ë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Programi i Studimit:                          Bachelor në “Art dhe Dizajn”
të akreditohet.
Programi i Studimit:                          Bachelor në “Studime Mjedisore”
të akreditohet.
Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në “Menaxhim mjedisor urban”
të akreditohet.
Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në “Dizjan i aplikuar”
të akreditohet.
Programi i Studimit:                          Master Profesional në “Dizajn urban dhe peisazhi”
të akreditohet.
Programi i Studimit:                          Master Profesional në “Dizjan estetik strukturor”
të akreditohet.
Programi i Studimit:                          Master Profesional në “Dizajn arkitektonik dhe parametrik”
të akreditohet.
Programi i Studimit:                          Master Profesional në “Strehim dhe zhvillim toke”
të akreditohet.
Programi i Studimit:                          Master Profesional në “Zhvillim social urban dhe burime njerëzore”
të akreditohet.
Programi i Studimit:                          Master Profesional në “Planifikim hapësinor dhe aplikime GIS”
të akreditohet.
Programi i Studimit:                          Master i Nivelit të Dytë në “Dizajn urban dhe peisazhi”
të akreditohet.
Programi i Studimit:                         Master i Nivelit të Dytë në “Strehim dhe zhvillim toke”
të akreditohet.

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT