Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 47 datë 27.10.2009 - Qëndra e Studimeve Albanologjike

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 47 datë 27.10.2009

Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Doktoraturë (DR) në:
1. SHKENCAT HISTORIKE
2. SHKENCAT ARKEOLOGJIKE
3. SHKENCAT GJUHËSORE
4. SHKENCAT ETNOLOGJIKE DHE FOLKLOR
5. STUDIME LETRARE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Doktoraturë në: Shkencat Historike; Shkencat Arkeologjike; Shkencat Gjuhësore; Shkencat Etnologjike dhe Folklor; Studime Letrare, të kërkuara nga Qëndra e Studimeve Albanologjike, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Shkencat Historike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Shkencat Arkeologjike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që Institucioni të angazhojë Lektorë të huaj për lëndët specifike të këtij programi; të bashkëpunojë me katedrën e Arkitekturës të Fakultetit të Inxhinierisë në Universitetin e Tiranës, si dhe me specialistë jashtë strukturave universitare dhe shtetërore.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Shkencat Gjuhësore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv, me kusht që Institucioni të aktualizojë literaturën në disa lëndë dhe ajo të jetë e balancuar në tituj për të gjithë lëndët.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Shkencat Etnologjike dhe Folklor”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Studime Letrare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që pas miratimit të këtij programi Studimi,
Institucioni të shikojë mundësinë e shtimit të një ose më shumë disiplinave që i shërbejnë karakterit të avancuar të programit të studimit si dhe mundësinë e zgjerimit të stafit akademik dhe që Institucioni të aktualizojë literaturën në disa lëndë dhe ajo të jetë e balancuar në tituj për të gjithë lëndët.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Shkencat Historike” të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Shkencat Arkeologjike” të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Shkencat Gjuhësore” të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Shkencat Etnologjike dhe Folklor” të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Studime Letrare” të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT