KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 462, datë 03.05.2013
Për Programin e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Doktoraturë (Dr) në:
1. SHKENCA INFERMIERORE, me profile:
a. Infermieri
b. Mami
c. Fizioterapi
d. Logopedi
e. Teknikë laboratori
f. Teknikë imazherie
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit Doktoraturë, të kërkuar nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Shkenca Infermierore, me profile: Infermieri; Mami; Fizioterapi; Logopedi; Teknikë laboratori; Teknikë imazherie”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoraturë në Shkenca Infermierore, me profile: Infermieri; Mami; Fizioterapi; Logopedi; Teknikë laboratori; Teknikë imazherie
të hapet
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT