Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 460, datë 03.05.2013 Universiteti Bujqësor i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 460, datë 03.05.2013

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc) në:

1.   EKONOMI DHE AGROBIZNES, me profil:
a.    Ekonomiks i aplikuar
2.   EKONOMI DHE AGROBIZNES, me profil:
a.    Informatikë biznesi
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1.   ARKITEKTURË PEISAZHI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programeve të reja të studimit Bachelor dhe Master Profesional, të kërkuar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Ekonomi dhe Agrobiznes, me profil: Ekonomiks i aplikuar”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Ekonomi dhe Agrobiznes, me profile: Informatikë biznesi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Arkitekturë peisazhi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Bachelor në Ekonomi dhe Agrobiznes, me profil: Ekonomiks i aplikuar
                                                          të hapet 
Programi i Studimit:                          Bachelor në Ekonomi dhe Agrobiznes, me profil: Informatikë biznesi
                                                          të hapet 
Programi i Studimit:                          Master Profesional në Arkitekturë peisazhi
                                                          të hapet

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT