Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 458, datë 03.05.2013 Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës

KËSHILLI I AKREDITIMIT  
VENDIM
Nr. 458, datë 03.05.2013

 

Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc.) në:

1.   SHKENCA BUJQËSORE, me profile:

a.    Agrobiznes

b.    Prodhim Bimor

c.    Prodhim blektoral
 

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit Bachelor, të kërkuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Filiali i Peshkopisë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

 

1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Shkenca Bujqësore, me profile: Agrobiznes; Prodhim bimor; Prodhim blegtoral”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 

Programi i Studimit:                          Bachelor në Shkenca Bujqësore, me profile: Agrobiznes; Prodhim bimor; Prodhim blektoral”, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Filiali i Peshkopisë

                                                          të hapet
 

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT