KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 457, datë 03.05.2013
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. SIGURIM JETE, JO JETE DHE SIGURIMET DETARE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit Master Profesional, të kërkuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Sigurimet jete, jo jete dhe sigurimet detare”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
- Të përfshihet në planin mësimor të programit të studimit një lëndë juridike për të plotësuar më së miri njohuritë si ekonomike ashtu dhe juridike
- Të lidhen marrëveshje institucionale për realizimin e praktikës mësimore.
Institucioni aplikues, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, për programin e studimit Master Profesional në “Sigurimet jete, jo jete dhe sigurimet detare”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT