Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 456, datë 03.05.2013 Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 456, datë 03.05.2013

Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc.) në:

1.   MAMI


Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programit të ri të studimit Bachelor, të kërkuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

 

1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Mami”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:

Kushtet:

  • Të paraqiten të plota CV e titullarëve të lëndëve dhe të përputhet specialiteti i pedagogut me lëndën përkatëse.
  • Të përfshihen në këtë program studimit pedagogë të lëndës/ modulit të cilët kanë kualifikimin e nevojshëm dhe të përshtatshëm për të ofruar në mënyrë cilësore lëndën/modulin.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Institucioni aplikues, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, për programin e studimit Bachelor në “Mami”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.  

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT