Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 450, datë 03.05.2013 SHLUP “Universiteti Kristal”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 450, datë 03.05.2013


Për riorganizimin strukturor të Fakultetit të Shkencave Mjekësore së “Shkollës së Lartë Universitare Private “Universiteti Kristal””.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin “Për riorganizimin strukturor të Fakultetit të Shkencave Mjekësore së Shkollës së Lartë Universitare Private “Universiteti Kristal””, bazuar në raportin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:

·         Struktura e re e kërkuar nga “Shkolla e Lartë Universitare Private “Universiteti Kristal”, përbëhet nga:

1.   Fakulteti i Shkencave Mjekësore:

a.    Departamenti i Infermierisë

b.    Departamenti i Farmacisë dhe Stomatologjisë

c.    Departamenti i Teknologjive Mjekësore

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Institucioni:                             Fakulteti i Shkencave Mjekësore, “Shkolla e Lartë Universitare Private “Universiteti Kristal”

miratohet i riorganizuar
  

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT