REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 45, datë 05.05.2015
PËR NJË NDRYSHIM NË VKA NR. 188, DATË 24.06.2011
“PËR HAPJEN E DISA PROGRAMEVE TË REJA TË STUDIMIT NË UNIVERSITETIN E TIRANËS”
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, në përgjigje të kërkesës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit me shkresë Nr. 7373/2 Prot, datë 22.10.2014, pasi analizoi të gjithë dokumentacionin e aplikimit të Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës për hapjen e programit të studimit dhe të aplikuar nga Institucioni me emërtimin Master i shkencave në “Administrimi i Shërbimeve Sociale”, por i përcjellë nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe të Sportit me emërtimin Master i shkencave në “Administrim i Çështjeve Sociale”:
VENDOSI:
1. Në Vendimin e Këshillit të Akreditimit Nr. 188, datë 24.06.2011, emërtimi i programit të studimit, Master i shkencave në “Administrim i Çështjeve Sociale”, të ndryshohet në Master i shkencave në“Administrimi i Shërbimeve Sociale”, kudo ku ky emërtim citohet në vendimin e mësipërm dhe në përputhje me kërkesën e Institucionit dhe dokumentacionin mbështetës.
2. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, hapjen e programit të studimit me emërtimin Master i shkencave në“Administrimi i Shërbimeve Sociale”, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, të Universiteti i Tiranës.