Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 440, datë 03.05.2013 SHLUP “American Albanian University”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 440, datë 03.05.2013


Për hapjen e Fakultetit, në Shkollën e Lartë Universitare Private “American Albanian University”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin “Për hapjen e Fakultetit, në Shkollën e Lartë Universitare Private “American Albanian University””, bazuar në raportin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:
 

·         Struktura e kërkuar nga Shkolla e Lartë Universitare Private “American Albanian University”, është:

  1. Fakultet
a.    Departamenti i Biznesit

b.   Departamenti i Ekonomisë

 

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

 

 

Institucioni:                                      Fakultet, Shkolla e Lartë Universitare Private “American Albanian University”

të hapet

 
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT