Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 44, datë 05.05.2015 PËR AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË PËRBASHKËT TË STUDIMIT TË INTEGRUAR TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVENË “FARMACI”, MIDIS UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË” DHE UNIVERSITETIT “ALDO MORO”, BARI, ITAL

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 44, datë 05.05.2015
PËR
AKREDITIMIN PERIODIKTË PROGRAMIT TË PËRBASHKËT TËSTUDIMIT TË INTEGRUAR TËCIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVENË “FARMACI”, MIDIS UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË” DHE UNIVERSITETITTË STUDIMEVE MILANO/ UNIVERSITETIT “ALDO MORO”, BARI, ITALI

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Nenin 29 “Programet e studimit të përbashkëta”, Pika 2 dhe Nenin 62 “Akreditimi”, Pika 5 dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine integruar të studimit, Master i Shkencave në “Farmaci” me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master i shkencave i integruar në “Farmaci”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: VKM Nr. 567, datë27.08.2004

d)     Vendimi i akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 375, datë 18.10.2007

e)      Institucioni që e ofron:

§  Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetii Studimeve të Milanos, Itali, për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2013 – 2014.

§  Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universiteti “Aldo Moro”, Bari, Itali, për studentët e regjistruar duke filluar nga viti akademik 2014 – 2015.

f)       Fakulteti përgjegjësi UK-ZKM: Fakulteti i Farmacisë

g)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite/10 semestra

h)      Kredite (ECTS): 315 ECTS

i)        Forma e studimi: Me kohë të plotë

j)        Gjuha e studimeve: Italisht

k)      Statusi i diplomës:

§  Diplomë Master i Shkencavei integruar në “Farmaci”si diplomëe përbashkëte Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetittë Studimeve të Milanos, Itali, për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2013 – 2014.

§  Diplomë Master i Shkencave i integruar në “Farmaci” si diplomë e përbashkët e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit “Aldo Moro”, Bari, Itali, për studentët e regjistruar duke filluar nga viti akademik 2014 – 2015.

l)        Akreditimi në vendin e Universitetit partner:

§  Dekreti i Ministrisë Italiane të Arsimit Universitar dhe të Kërkimit, Nr 0000435 Prot, datë 13.06.2014 për Universitetin “Aldo Moro”, Bari, Itali

§  Dekreti i Ministrisë Italiane të Arsimit Universitar dhe të Kërkimit, Nr 0000479 Prot, datë 14.06.2013 për Universitetin e Studimeve të Milanos, Itali

m)    Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI

1.      Programi i përbashkët, i integruari studimit Master i Shkencave në “Farmaci”midisUniversitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit të Studimeve të Milanos/Universitetit “Aldo Moro”, Bari, Itali, mbështetur dhe në dokumentetpërkatëse të akreditimit të tyre nga Ministria Italiane e Arsimit Universitar dhe e Kërkimit, i përmbush plotësisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin periodik të programit të studimit të integruar tëciklit tëdytë.

2.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programiipërbashkët i studimit, Master i Shkencave i integruar në “Farmaci” midis Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universiteteve partnere Italiane “Universiteti i Studimeve Milano” dhe “Aldo Moro”, Bari, me elementët e mësipërm,të akreditohet.