KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 44 datë 02.10.2009
Për akreditimin Institucional dhe të Programeve të Studimit të Ciklit të parë (4-vjeçare) në: “Menaxhim Biznesi”, “Drejtues Finance”, si dhe Diplomat e Nivelit të Parë (3-vjeçare) në “Administrim Publik”, “Marketing”, “Bankë dhe Institucione Financiare”, “E Drejtë Biznesi”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Sevasti & Parashqevi Qiriazi”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin institucional dhe të Programeve të Studimit të Ciklit të parë (4-vjeçare) në: “Menaxhim Biznesi”, “Drejtues Finance”, si dhe Diplomat e Nivelit të Parë (3 vjeçare) në “Administrim Publik”, “Marketing”, “Bankë dhe Institucione Financiare”, “E Drejtë Biznesi”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Sevasti & Parashqevi Qiriazi”, të kryer në periudhën Tetor 2008 – Tetor 2009, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë si dhe raportimin e ekspertëve të jashtëm, jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht për akreditimin institucional dhe të Programeve të Studimit të Ciklit të parë (4-vjeçare) në: “Menaxhim Biznesi”, “Drejtues Finance”, si dhe Diplomat e Nivelit të Parë (3-vjeçare) në “Administrim Publik”, “Marketing”, “Bankë dhe Institucione Financiare”, “E Drejtë Biznesi”, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe, për këtë qëllim rekomandon:
A. Rekomandime për organet drejtuese të njësisë
1. Të intensifikohen përpjekjet për rritjen e numrit të studentëve të pranuar, duke përdorur politika më efektive marketingu, duke kontribuar për më shumë aktivitete sociale dhe kulturore në mjediset e njësisë apo në mjëdiset përrreth, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor, etj.
2. Të bëhen përpjekje serioze për rritjen e numrit të pedagogëve të brendshëm, në përputje me kërkesat ligjore. Ndërkohë, të vazhdojë angazhimi i pedagogëve me përvojë me kontratë me kohë të pjesshme.
3. Të intensifikohen përpjekjet për marrëveshje bashkëpunimi me universitete perëndimorë. Të shtohen përpjekjet për bashkëpunim edhe me universitete të rajonit dhe ato të vendit, mbi bazën e përvojës tashmë të fituar në kuadrin e marrëveshjes me Universitetin Bujqësor të Tiranës. Marrëveshje kooperuese duhet dhe mund të lidhen edhe me institucione të ndryshme financiare, kompani biznesi, etj.
4. Në zbatim të udhëzimit nr.15, datë 04.04.2008, të plotësohen rregulloret për të gjitha programmet e studimit dhe me të gjithë elementët e kërkuar, si dhe rregullorja mësimore e njësisë (Fakultetit të Ekonomisë).
5. Në mbështetje të të njëjtit udhëzim, të plotësohet informacioni për programet e studimit dhe të publikohet çdo informacion tjetër i nevojshëm në faqen e Internetit të njësisë dhe të përmirësohet më tej komunikimi on-line midis studentëve, pedagogëve, sekretarisë dhe zyrave të tjera të njësisë. Pas daljes së udhëzimit përkatës të MASH-it për kodin personal të studentit, sugjerojmë të bëhet unifikimi i kodit personal (matrikullit) të studentit.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni: Shkolla e Lartë Universitare Private “Sevasti & Parashqevi Qiriazi” të akreditohet me kusht
Programi i Studimit: i Ciklit të parë (4-vjeçar) në: “Menaxhim Biznesi” të akreditohet me kusht
Programi i Studimit: i Ciklit të parë (4-vjeçar) në: “Drejtues Finance” të akreditohet me kusht
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë (3-vjeçare) “Administrim Publik” të akreditohet me kusht
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë (3-vjeçare) “Marketing” të akreditohet me kusht
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë (3-vjeçare) “Bankë dhe Institucione Financiare” të akreditohet me kusht
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë (3-vjeçare) “E Drejtë Biznesi” të akreditohet me kusht
Në zbatim të rekomandimeve të mësipërme, Shkolla e Lartë Universitare Private “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”, duhet të përmbushë detyrimet brenda periudhës 1-vjeçare.
KËSHILLI i AKREDITIMIT