Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 437, datë 03.05.2013 Universiteti Privat “Albanian University”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 437, datë 03.05.2013

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:

1.   MËSUESI PËR ARSIMIN FILLOR

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit Master i Shkencave, të kërkuar nga Universiteti “Albanian University”, në njësinë kryesore në Tiranë dhe në njësitë përbërëse të tij, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
 

1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Mësuesi për Arsimin fillor”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në Mësuesi për Arsimin fillor, në Tiranë dhe në njësitë përbërëse të Universitetit “Albanian University”.
                                                       të hapet

 

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT