KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 433, datë 03.05.2013
Për Programin e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Doktoraturë (Dr.) në:
1. ADMINISTRIM BIZNESI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin e Programit të ri të studimit, të Shkollës së Menaxhimit të Maastricht-it, Hollandë (MSMS – Maastricht School of Management), në lidhje me standardet akademike, të paraqitur nga Institucioni Privat i Arsimit të Lartë “ISSAT”, e cila do të kujdeset për infrastrukturën fizike dhe aspektet logjistike, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “DBA – Doktor në Administrim Biznesi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoraturë në Administrim Biznesi
të hapet
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT