Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 432, datë 03.05.2013 Universiteti Epoka

KËSHILLI I AKREDITIMIT 
VENDIM
Nr. 432, datë 03.05.2013

 

Për riorganizimin e Programit të Studimit Bachelor (B.Sc) në “Inxhinieri Elektronike dhe Komunikacioni” në Bachelor (B.Sc.) “Inxhinieri Elektronike dhe komunikimi dixhital” të “Universitetit EPOKA”.

 

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për riorganizimin e Programit të studimit “Inxhinieri Elektronike dhe Komunikacioni” në Bachelor (B.Sc.) “Inxhinieri Elektronike dhe komunikimi dixhital”, të kërkuar nga “Universiteti EPOKA”, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

 

1.   Riorganizimi i Programit të Studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektronike dhe komunikimi dixhital”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.


Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

 

            Programi i Studimit:                       Bachelor në Inxhinieri Elektronike dhe komunikimi dixhital

                                                                miratohet i riorganizuar

 
 
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT