Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 430, datë 11.01.2013, Universiteti Privat "Albanian University"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 430, datë 11.01.2013

 

Për Programet e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Doktoraturë (Dr.) në:

1.   ARKITEKTURË

2.   SHKENCA FARMACEUTIKE

 

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programeve të reja të studimit Doktoraturë, të kërkuara nga “Albanian University”, Tiranë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

 

1.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Arkitekturë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

 

2.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Shkenca Farmaceutike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
 
 

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

 

 

Programi i Studimit:                                    Doktoraturë në Arkitekturë

                                                                    të hapet

 

Programi i Studimit:                                    Doktoraturë në Shkenca Farmaceutike

                                                                    të hapet

 

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT