Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 43 datë 02.10.2009 - Universiteti “Aleksandër Moisiu”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 43 datë 02.10.2009

Për vlerësimin e Programit të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Doktoraturë (DR) në:
1. DR në SHKENCA EKONOMIKE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Doktoraturë në: Shkenca Ekonomike, të kërkuar nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Administrimit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Shkenca Ekonomike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që IAL, përpara hapjes së këtij programi studimi, të plotësojë mangësitë e mëposhtme:
1. Të përputhet përmbajta e syllabuseve me emërtimin e lëndëve;
2. Të rishikohet shpërndarja e ngarkesës dhe e titullarëve të lëndëve, duke shmangur mbulimin e shumë lëndëve nga i njëjti pedagog;
3. Të ketë marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Shkencat Ekonomike” të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT