Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 42, datë 05.05.2015 PËR AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË PËRBASHKËT TË STUDIMIT TË INTEGRUAR TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVENË “ODONTOIATRI DHE PROTEZA DENTARE”, MIDIS UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË” DHE UNIVERSITETI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 42, datë 05.05.2015
PËR
AKREDITIMIN PERIODIKTË PROGRAMIT TË PËRBASHKËT TËSTUDIMIT TË INTEGRUAR TËCIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVENË “ODONTOIATRI DHE PROTEZA DENTARE”, MIDIS UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË” DHE UNIVERSITETIT “TOR VERGATA”, ROMË, ITALI


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Nenin 29 “Programet e studimit të përbashkëta”, Pika 2 dhe Nenin 62 “Akreditimi”, Pika 5 dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine integruar të studimit, Master i Shkencave në “Odontoiatri dhe Proteza Dentare” me elementët si më poshtë:


a)      Emërtimi i programit: Master i shkencave i integruar në “Odontoiatri dhe Proteza Dentare”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: VKM Nr. 567, datë27.08.2004

d)     Vendimi i akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 375, datë 18.10.2007

e)      Institucioni që e ofron:Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universiteti “Tor Vergata”, Romë, Itali

f)       Fakulteti përgjegjësi UK-ZKM: Fakulteti i Mjekësisë

g)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 6 vite/12 semestra

h)      Kredite (ECTS): 360 ECTS

i)        Forma e studimi: Me kohë të plotë

j)        Gjuha e studimeve: Italisht

k)      Statusi i diplomës: Diplomë Master i Shkencavei integruar në “Odontoiatri dhe Proteza Dentare”si diplomëe përbashkëte Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit “Tor Vergata”, Romë, Itali.

l)        Akreditimi në vendin e Universitetit partner: Dekreti i Ministrisë Italiane të Arsimit Universitar dhe të Kërkimit, Nr 0000435 Prot, datë 13.06.2014

m)    Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI

1.      Programii përbashkët,i integruari studimit Master i Shkencave në “Odontoiatri dhe Proteza Dentare”midisUniversitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit “Tor Vergata”, Romë, Itali, mbështetur dhe në dokumentin e akreditimit të tij nga Ministria Italiane e Arsimit Universitar dhe e Kërkimit, i përmbush plotësisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin periodik të programit të studimit të integruar tëciklit tëdytë.

2.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programiipërbashkët i studimit, Master i Shkencave në “Odontoiatri dhe Proteza Dentare” midis Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit “Tor Vergata”, Romë, Itali, me elementët e mësipërm,të akreditohet.