KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 416, datë 11.01.2013
Për riorganizimin e Shkollës së Lartë Private “Illyria” në dy Fakultete: Fakulteti i Drejtësisë dhe Fakulteti i Shkencave Politike dhe Ekonomike.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin “Për riorganizimin e Shkollës së Lartë Private “Illyria” në dy Fakultete: Fakulteti i Drejtësisë dhe Fakulteti i Shkencave Politike dhe Ekonomike”, bazuar në raportin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:
· Struktura e re e kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Illyria”, përbëhet nga:
1. Fakulteti i Shkencave Politike dhe Ekonomike:
a. Departamenti i Shkencave Politike
b. Departamenti i Financë Kontabilitet
c. Departamenti i Administrim Biznesi
2. Fakulteti i Drejtësisë:
a. Departamenti i të drejtës Penale
b. Departamenti i të drejtës Publike
c. Departamenti i të drejtës Civile
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni: Fakulteti i Drejtësisë, Shkolla e Lartë Private “Illyria”
miratohet i riorganizuar
Institucioni: Fakulteti i Shkencave Politike dhe Ekonomike, Shkolla e Lartë Private “Illyria”
miratohet i riorganizuar
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT