Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 412, datë 11.01.2013, Universiteti Bujqësor i Tiranës

 
KËSHILLI I AKREDITIMIT
 
 
VENDIM
 
Nr. 412, datë 11.01.2013
 
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1.   MENAXHIM I KULLIMIT, UJITJES DHE MEKANIZIMIT
 
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit Master i Shkencave në “Menaxhim i kullimit, ujitjes dhe mekanizimit”, të kërkuar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
 
1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Menaxhim i kullimit, ujitjes dhe mekanizimit”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
 
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 
 
Programi i Studimit:                            Master i Shkencave në Menaxhim i kullimit, ujitjes dhe mekanizimit
                                                            të hapet
 
 
BARDHYL MUSAI
 
 
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT