Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 41 datë 02.10.2009 - Universiteti i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 41 datë 02.10.2009

Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Doktoraturë (DR) në:
1. DR në FIZIKË
2. DR në ANALIZA KIMIKE E LËNDËS DHE MJEDISIT
3. DR në ELEKTROKIMI E ZBATUAR DHE DUKURITË SIPËRFAQËSORE
4. DR në TEKNOLOGJIA DHE MIKROBIOLOGJIA E USHQIMEVE DHE VLERËSIMI I SIGURISË DHE CILËSISË
5. DR në PROCESET E TRAJTIMIT KIMIK TË LËNDËVE TË PARA NATYRORE DHE TË MBETURINAVE INDUSTRIALE DHE URBANE
6. DR në BIOLOGJI MOLEKULARE
7. DR në BIOLOGJI E RUAJTJES
8. DR në BIOTEKNOLOGJI BIMORE
9. DR në SHKENCA GJUHËSORE
10. DR në LETËRSI BOTËRORE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Doktoraturë në: Fizikë; Analiza Kimike e Lëndës dhe Mjedisit; Elektrokimia e Zbatuar dhe Dukuritë Sipërfaqësore; Teknologjia dhe Mikrobiologjia e Ushqimeve dhe Vlerësimi i Sigurisë dhe Cilësisë; Proceset e Trajtimit Kimik të Lëndëve të Para Natyrore dhe të Mbeturinave Industriale dhe Urbane; Biologji Molekulare; Biologji e Ruajtjes; Bioteknologji Bimore, të kërkuara nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës; Doktoraturë në: Shkenca Gjuhësore; Letërsi Botërore, të kërkuara nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Fizikë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me sugjerimin që të evitohet mbulimi i disa disiplinave njëkohësisht nga staf pedagogjik i jashtëm.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Analiza Kimike e Lëndës dhe Mjedisit”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Elektrokimia e Zbatuar dhe Dukuritë Sipërfaqësore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Teknologjia dhe Mikrobiologjia e Ushqimeve dhe Vlerësimi i Sigurisë dhe Cilësisë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Proceset e Trajtimit Kimik të Lëndëve të Para Natyrore dhe të Mbeturinave Industriale dhe Urbane”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me sugjerimin që të reduktohet ngarkesa e krediteve të lëndëve të përgjithshme, në favor të lëndëve që kanë të bëjnë me impaktin e shkarkimeve në mjedis, në funksion të formimit praktik të studentit.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Biologji Molekulare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Biologji e Ruajtjes”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Bioteknologji Bimore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Shkenca Gjuhësore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Letërsi Botërore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Fizikë” të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Analiza Kimike e Lëndës dhe Mjedisit” të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Elektrokimia e Zbatuar dhe Dukuritë Sipërfaqësore” të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Teknologjia dhe Mikrobiologjia e Ushqimeve dhe Vlerësimi i Sigurisë dhe Cilësisë” të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Proceset e Trajtimit Kimik të Lëndëve të Para Natyrore dhe të Mbeturinave Industriale dhe Urbane” të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Biologji Molekulare”, të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Biologji e Ruajtjes”, të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Bioteknologji Bimore” të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Shkenca Gjuhësore” të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Letërsi Botërore” të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT