Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 407, datë 11.01.2013, American Albanian University

KËSHILLI I AKREDITIMIT
  
VENDIM
 
Nr.407,datë11.01.2013
 
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:
1.   ADMINISTRIM BIZNESI
2.   EKONOMIKS
 
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 396 datë 26.10.2012, të Programeve të reja të studimit, Bachelor, të kërkuarnga“American Albanian University”, Tiranë,bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
 
1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Administrim Biznesi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
 
2.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Ekonomiks”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
 
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 
Programi i Studimit:                            Bachelor në Administrim Biznesi
                                                            të hapet
 
Programi i Studimit:                            Bachelor në Ekonomiks
                                                          të hapet
 BARDHYL MUSAI
 
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT