VENDIM
I
KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Nr.406, datë 11.01.2013
Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc.) në:
1. MENAXHIM BIZNESI, me profile:
a. Marketing
b. Menaxhim
c. Shërbime financiare dhe bankare
d. Informatikë biznesi
e. E Drejtë biznesi
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. DREJTËSI, me profile:
a. E Drejtë ndërkombëtare
b. E Drejtë penale
c. E Drejtë private dhe tregtare
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 368 datë 17.09.2012 për programin e studimit “M.Sc. në Drejtësi, me profile: E Drejtë ndërkombëtare; E Drejtë penale; E Drejtë private dhe tregtare” dhe për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 387 datë 26.10.2012 për programin e studimit “B.Sc. në Menaxhim biznesi, me profile: Marketing; Menaxhim; Shërbime financiare dhe bankare; Informatikë biznesi; E Drejtë biznesi”, Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Gjon Buzuku”, Shkodër, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Menaxhim Biznesi, me profile: Marketing; Menaxhim; Shërbime financiare e bankare; Informatikë biznesi; E Drejtë Biznesi”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
§ Të rregullohen problemet që ekzistojnë për personelin akademik dhe kualifikimin shkencor të tyre, pasi mbetet e paqartë ngarkesa 2/3 e mbuluar nga pedagogë të brendshëm si dhe në lidhje me ngarkesën e pedagogëve të jashtëm, si p.sh 290 orë apo 260 orë.
§ Të përcaktohen kritere të veçanta specifike për përzgjedhjen e studentëve.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Drejtësi, me profile: E Drejtë ndërkombëtare; E Drejtë penale; E Drejtë private dhe tregtare”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtin e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilit jep vlerësim përfundimtar:Të përmirësohet lista e personelit akademik që do të angazhohet në këtë program studimi pasi ka përsëri prej tyre gëzojnë titullin Master dhe si të tillë nuk kanë kualifikimin e nevojshëm për të qenë titullar lënde dhe nuk janë paraqitur asnjë CV e pdagogëve titullarë të lëndëve.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni aplikues Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Gjon Buzuku”, Shkodër, për programin e studimit:“Bachelor në Menaxhim Biznesi, me profile: Marketing; Menaxhim; Shërbime financiare e bankare; Informatikë biznesi; E Drejtë Biznesi” dhe “Master i Shkencave në Drejtësi, me profile: E Drejtë ndërkombëtare; E Drejtë penale; E Drejtë private dhe tregtare”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këto programe studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT