KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 404, datë 11.01.2013
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
PSIKOLOGJI ZHVILLIMI DHE SHKOLLORE
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
PSIKOLOGJI SHKOLLORE
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimet për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 367 datë 17.09.2012, të Programeve të reja të studimit Master i Shkencave dhe Master Profesional të kërkuar nga “Albanian University”, Tiranë, bazuar në raportet e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Psikologji zhvillimi dhe shkollore”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet:
Nuk janë përcaktuar kompetencat që parashikohen të zhvillohen referuar Projektit TUNING.
Nuk është unifikuar skema e konvertimit të pikëve me nota për të gjitha lëndët.
Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Psikologji Shkollore”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet:
Nuk është rishikuar plani mësimor për të përmirësuar ngarkesën në kredite; pakësuar numrin e provimeve deri në 10; forcuar komponentin e praktikës dhe të kërkimit dhe për të reduktuar numrin e lëndëve të përbashkëta me programin Master i Shkencave në “Psikologji zhvillimi dhe shkollore”.
Nuk janë paraqitur të dhëna nëse plotësohen kriteret specifike të cilësisë.
Nuk është e qartë nga të dhënat nëse pedagogët e paraqitur do të angazhohen në këtë program studimi apo edhe në programe të tjera.
Plani mësimor i paraqitur përshtatet më shumë me profilin “Psikologji pune” sesa “Psikologji shkollore”.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Psikologji zhvillimi dhe shkollore
të mos hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Psikologji Shkollore
të mos hapet
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT