Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 402, datë 26.10.2012, Shkolla e Lartë Private "Studime Europiane"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 402, datë 26.10.2012


Për hapjen e Fakultetit të Turizmit; Fakultetit të Biznesit dhe Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Biologjike dhe Farmaceutike, në Shkollën e Lartë Universitare Private “Studime Europiane”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin “Për hapjen e Fakultetit të Turizmit; Fakultetit të Biznesit dhe Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Biologjike dhe Farmaceutike, në Shkollën e Lartë Universitare Private “Studime Europiane””, bazuar në raportin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:

• Struktura e kërkuar nga Shkolla e Lartë Universitare Private “Studime Europiane”, është:
1. Fakulteti i Turizmit
a) Departamenti i Shkencave të Turizmit Ekonomik dhe Politik
b) Departamenti i Shërbimeve Turistike
c) Qendra Kërkimore
me sugjerimin: Të paraqitet lista e personelit akademik për Departamentet e çdo Fakulteti duke përmbushur Nenin 12, pika 3, të Ligjit të Arsimit të Lartë Nr.9741, “Departamentet duhet të kenë në përbërje të tyre të paktën 7 anëtarë efektiv si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me grada dhe tituj”.

2. Fakulteti i Biznesit
a) Departamenti i Studimeve Ndërkombëtare
b) Departamenti i Shkencave të Komunikimit
c) Departamenti i Biznesit dhe IT
me sugjerimin: Të paraqitet lista e personelit akademik për Departamentet e çdo Fakulteti duke përmbushur Nenin 12, pika 3, të Ligjit të Arsimit të Lartë Nr.9741, “Departamentet duhet të kenë në përbërje të tyre të paktën 7 anëtarë efektiv si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me grada dhe tituj”.

3. Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Biologjike dhe Farmaceutike
a) Departamenti i Mjekësi dhe Kirurgji
b) Departamenti i Biologji dhe Shkenca Ushqimore
c) Qendër Kërkimore
me sugjerimin: Të paraqitet lista e personelit akademik për Departamentet e çdo Fakulteti duke përmbushur Nenin 12, pika 3, të Ligjit të Arsimit të Lartë Nr.9741, “Departamentet duhet të kenë në përbërje të tyre të paktën 7 anëtarë efektiv si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me grada dhe tituj”.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Institucioni: Fakulteti i Turizmit, Shkollën e Lartë Universitare Private “Studime Europiane”
të hapet

Institucioni: Fakulteti i Biznesit, Shkollën e Lartë Universitare Private “Studime Europiane”
të hapet

Institucioni: Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Biologjike dhe Farmaceutike, Shkollën e Lartë Universitare Private “Studime Europiane”
të hapet


BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT