Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 40, datë 05.05.2015 PËR AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË PËRBASHKËT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “EKONOMI NDËRMARRJEJE”, MIDIS UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË” DHE UNIVERSITETIT “ALDO MORO”, BARI, ITALI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 40, datë 05.05.2015
PËR
AKREDITIMIN PERIODIKTË PROGRAMIT TË PËRBASHKËT TËSTUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “EKONOMI NDËRMARRJEJE”, MIDIS UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË” DHE UNIVERSITETIT “ALDO MORO”, BARI, ITALI


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Nenin 29 “Programet e studimit të përbashkëta”, Pika 2 dhe Nenin 62 “Akreditimi”, Pika 5 dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine studimit, Bachelor në “Ekonomi Ndërmarrjeje” me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Bachelor në “Ekonomi Ndërmarrjeje”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Parë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: VKM Nr. 567, datë27.08.2004

d)     Vendimi i akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 375, datë 18.10.2007

e)      Institucioni që e ofron:Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universiteti “Aldo Moro”,Bari, Itali

f)       Fakulteti përgjegjës i UK-ZKM: Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale

g)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra

h)      Kredite (ECTS): 180 ECTS

i)        Forma e studimi: Me kohë të plotë

j)        Gjuha e studimeve: Italisht

k)      Statusi i diplomës: Diplomë Bachelor në “Ekonomi Ndërmarrjeje” si diplomëe përbashkëteUniversitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit “Aldo Moro”, Bari, Itali.

l)        Akreditimi në vendin e Universitetit partner: Dekreti i Ministrisë Italiane të Arsimit Universitar dhe të Kërkimit, Nr 0000381 Prot, datë 13.06.2014

m)    Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI

1.      Programi i përbashkët i studimit Bachelor në “Ekonomi Ndërmarrjeje”midisUniversitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit “Aldo Moro”, Bari, Itali, mbështetur dhe në dokumentin e akreditimit të tij nga Ministria Italiane e Arsimit Universitar dhe e Kërkimit, i përmbush plotësisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin periodik të programit të studimit tëciklit tëparë.

2.      Këshilli i Akreditimit sugjeron që Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” të konsiderojë një shpërndarje më të balancuar të ngarkesës mësimore, përgjatë vitit akademik, për studentët e këtij programi studimi.

3.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programiipërbashkët i studimit, Bachelor në “Ekonomi Ndërmarrjeje” midis Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit “Aldo Moro”, Bari, Itali, me elementët e mësipërm,të akreditohet.