KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 40 datë 02.10.2009
Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë
me Master të Nivelit të Dytë (MND) në:
1. HISTORI E SHQIPËRISË
2. ARKEOLOGJI E PREHISTORISË
3. ARKEOLOGJI E ANTIKITETIT
4. ARKEOLOGJI MESJETARE
5. ETNOLOGJI DHE FOLKLOR
6. STUDIME LETRARE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në: Histori Moderne e Shqipërsisë; Arkeologji e Prehistorisë; Arkeologji e Antikitetit; Arkeologji Mesjetare; Etnologji dhe Folklor; Letërsi Shqipe, të kërkuara nga Qëndra e Studimeve Albanologjike, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në “Histori Moderne e Shqipërisë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në “Arkeologji e Prehistorisë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në “Arkeologji e Antikitetit”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në “Arkeologji Mesjetare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në “Etnologji dhe Folklor”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në “Studime Letrare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që: Të saktësohet në planin mësimor ngarkesa e orëve në auditor përkundrejt totalit të deklaruar. Syllabuse të paraqiten me të njëjtin format dhe të plotësohen me të gjitha elementët e duhura.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Histori Moderne e Shqipërisë” të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Arkeologji e Prehistorisë” të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Arkeologji e Antikitetit” të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Arkeologji Mesjetare” të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Etnologji dhe Folklor” të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Studime Letrare” të hapet.
KËSHILLI i AKREDITIMIT