Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 399, datë 26.10.2012, Universiteti "Eqerem Çabej", Gjirokastër

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 399, datë 26.10.2012


Për Programin e Integruar të Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. MËSUESI PËR ARSIMIN FILLOR Kl. I-VI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet përhapjen e Programit të ri të studimit, të kërkuar nga Universiteti “Eqerem Çabej”, Gjirokastër, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Mësuesi për Arsimin Fillor Kl. I-VI” (5 vjet, Bachelor 180 ECTS + Master i Shkencave 120 ECTS = 300 ECTS) përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Programi i Studimit: Master i Shkencave në Mësuesi për Arsimin Fillor Kl. I-VI (5 vjet, Bachelor + Master i Shkencave)
të hapet

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT