Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 392, datë 26.10.2012, Shkolla e Lartë Universitare Private “Studime Europiane”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 392, datë 26.10.2012


Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc) në:
1. SHKENCA TURIZMI
2. EKONOMI TURIZMI
3. ADMINISTRIM I SHËRBIMIT HOTELIER
4. JURIDIK
5. ADMINISTRIM BIZNESI
6. MARKETING
7. MENAXHIM KOMUNIKIMI
8. TEKNOLOGJI INFORMACIONI
9. STUDIME NDËRKOMBËTARE
10. FIZIOTERAPI
11. KONTROLL CILËSIE
12. SHKENCA USHQIMORE

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1. TURIZËM
2. MENAXHIM HOTELI
3. ADMINISTRIM PUBLIK

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. EKONOMI MENAXHIM I NDËRMARRJEVE DHE SISTEMEVE TURISTIKE
2. ADMINISTRIM BIZNESI
3. MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE
4. EKONOMIKS

Për Programet e Integruara të Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. MJEKËSI E KIRURGJI
2. FARMACI

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programeve të reja të studimit Bachelor, Master Profesional dhe Master i Shkencave, të kërkuara nga Shkolla e Lartë Universitare Private “Studime Europiane”, Tiranë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Shkenca Turizmi”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
  • Të ndryshohet emërtimi i programit të studimit nga Shkenca Turizmi në Menaxhim Turizmi pasi ka një mospërputhje të linjës të llojeve të lëndëve që përfshihen në këtë strukturë me emërtimin e programit të studimit.
  • Të përmirësohet plani mësimor duke përfshirë lëndë evoluese me karakter bazë dhe thelbësor në formimin e studentit, psh lënda “Politika rajonale” dhe “Ekonomia e tregjeve turistike” konsiderohen mjaft thelbësore dhe nuk mund të vendoset në vitin e tretë/semestri i dytë i studimit.
  • Të përfshihen në planin mësimor lëndë të reja të cilat përafrohen më shumë me emërtimin, qëllimin e diplomës dhe bashkimin e lëndëve të ngjashme në një lëndë, me emërtime veçanërisht ndërkombëtare.
  • Të përfshihen në planin mësimore lëndë të formimit bazë si “Strategji Turizmi”; “Planifikim Turizmi”; “Manaxhim Destinacioni”; “Baza Turizmi”; “Turizmi dhe Europa” dhe “Manaxhim i turizmit të qëndrueshëm” që në eksperiencën më të mirë ndërkombëtare konsiderohen si shtyllat e lëndëve bazë dhe atyre formuese dhe lëndë kontemporane të thjeshtësuara si psh: “E-tourism”.
  • Të rregullohen konfuzionet midis lëndëve të përfshira në aktivitetet formuese, atyre me zgjedhje apo karakterizuese të lëndëve/moduleve.
  • Të rishikohen lëndën si “Legjislacioni turistik europian dhe i krahasuar” dhe “Elementë të së drejtës ndërkombëtare europiane” pasi janë lëndë të ciklit të dytë të studimit dhe janë shumë për një studentë i cili diplomohet në Bachelor dhe për më shumë në fushën e turizmit.
  • Të thjeshtohet struktura me lëndë bazike në formim: shkenca apo menaxhim turizmit, që i shërbejnë qëllimit të vendosur në progrmain e prezantuar si dhe emërtimit të programit të studimit.
  • Të riorganizohen emërtimet e lëndëve si psh 1. lënda “E drejtë dhe politika rajonale turistike të emërtohet: Politika Turistike”; lënda “Ndërmarje turistike dhe marketing i territorit” të emërtohet “Marketing i Ndërmarrjeve Turistike”; lënda “Ekonomia e ndërmarrjes dhe ekonomia e tregjeve turistike” të mblidhet në një lëndë të vetme “Ekonomi Turizmi apo ekonomi e ndërmarjeve turistike”.
  • Të përmirësohen objektivat e këtij programi studimi në përputhje me lëndët/modulet që i mundësojnë këto objektiva.
  • Të realizohet një koordinim i qartë midis 4 faktorëve: 1. strukturës dhe syllabusave, 2. emërtimit të programit të studimit, 3. objektivave dhe misionit dhe 4. nevojave të tregut shqiptar në kuadrin e integrimit drejt BE.
  • Të plotësohen të dhënat për një studim real të tregut turistik dhe nevojave emergjente të Shqipërisë si një destinacion i mirëfilltë turistik.
  • Të vendosen marrëdhënie bashkëpunimi me Institucione Akademike Profesionale në fushën e turizmit si në nivele universitare ashtu dhe parauniversitare. Pasi marrëveshjet e ofruara në këtë program studimi përbëjnë një kuadër jo të plotë, i cili përcakton vetëm pranime ndërkombëtare dhe nuk merr parasysh eksperiencën vendase.
  • Të organizohet më mirë shpërndarja e orëve duke synuar në dhënien e orëve në auditor për praktikën profesional dhe për laboratore në lënëdë specifike.
  • Të rregullohet strukturimi i syllabuseve pasi lëndë të ndryshme kanë karakter të ndryshëm, domosdoshmërisht kërkojnë më shumë ngarkesë jashtë auditorit se brenda, kërkojnë një pjesmarrje më masive të projekteve dhe detyrave të kursit për vetë natyrën specifike dhe formuese.
  • Të krijohet një përputhje e fortë cilësore midis emërtimit të lëndëve me strukturën dhe përbërjen e syllabusit, pra emërtimi i lëndës duhet të përfaqësojë qartë brendinë dhe jo të ketë kuptime shpesh të ndryshme.
  • Të ndryshohen dhe të realizohet një organizim cilësor i të gjithë syllabuseve të lëndëve/moduleve pasi të gjithë syllabuset nuk mund të kenë elementë të njëjtë dhe të zgjerohen dhe të detajohen temat përkatëse të tyre.

2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Ekonomi Turizmi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
  • Të ndërthuret dhe të interkooporohet në mënyrë cilësore dhe sasiore kurrikula për të qenë konform standardeve ndërkombëtare, tendencave të formave të zhvillimit të vendit, kushteve akturale të tregut të vendit ku do të ofrohet.
  • Të përputhet emërtimi i programit të studimit “Ekonomi turizmi” me programin dhe lëndët e përfshira në çdo semestër dhe çdo vit. Të përfshihen në semestrin e parë të vitit të dytë ose në të dytin të vitit të parë lëndë bazike formuese për këtë emërtim.
  • Të përfshihen në planin mësimor lëndë si: “Baza turizmi”; “Ekonomiks i Turizmit”; “Marketingu i turizmit” dhe “E drejta e turistit”. Lënda “Ekonomia dhe kontabiliteti i ndërmarrjeve turistike” të ndahet në një emërtim të tipit “Kontabiliteti i ndërmarrjeve turistike pritëse”; lënda “Ekonomi” në vitin e parë të zëvendësohet me “Hyrje në ekonomi”; lënda “Sisteme informacioni për turizmin” të kalohet në vitin e dytë në semestrin e dytë, pasi vendosja në semestrin e parë është me mbingarkesë për studentin e Bachelorit.
  • Të shikohen edhe njëherë syllabuset e lëndëve të përfshira në këtë program studimi me qëllim që: të përfshihen lëndë në radhë të parë të formimit të përgjithshëm dhe më tej sipas standardeve; të përfshihen lëndë që i shërbejën këtij programi studimit; emërtimet e lëndëve duhet të përfaqësohen në mënyrë cilësore me brendinë e syllabuseve.
  • Të hartohet një studimi i plotë i tregut të punë nga i cili të identifikohen nevojat e tregut shqiptar për llojet e diplomave të ofruara.
  • Të ndryshohet forma e vlerësimit të studentit pasi nuk mund të jetë e njëjtë për të gjithë llojet e lëndëve. Të realizohet një rishpërndarje sipas lëndëve të ndryshme vlerësime të ndryshme për pikë gjatë vitit, pikë nga prezenca, apo detyrat e kursit, pikë nga provimet e ndërmjetme apo ushtrimet dhe orët jashtë auditorit.
  • Të realizohet rishpërndarja e ngarkesës në orë në auditor sipas standardeve ndërkombëtare dhe atyre kombëtare, por edhë në bazë të veçorive që ka ku program studimi dhe të përfshihen intensivisht orë laboratorike apo projekt kurseve.

3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Administrim i shërbimit hotelier”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
  • Të riformatohet edhë njëherë emërtimi i programit të studimit për të zgjeruar sikurse ofrojnë edhe në objektiv.
  • Të rishikohet dhe të rishkruhet objektivi i programit të studimit për ta kufizuar spektrin e përfshirjes së fokusi të përgatitjes.
  • Të krijohet një përputhje më cilësore dhe e ngushtë midis objektivit të vendosur si synim dhe titullit të programit të studimit.
  • Të rikonceptohet argumenti për hapjen e programit të studimit pasi nuk niset nga kërkesat dhe nevojat e tregut vendas.
  • Të hartohet një studim shumë më specifik për tregun, nevojat dhe një thellim të analizës të mëtejshme të asaj çka kërkon të realizojë ky program studimi me nevojat që rezulstojnë nga studimi i tregut.
  • Të realizohen bashkëpunime me institucione vendase, akademike ose jo dhe të mos kufizohen marrëveshjet vetëm me faktorin ndërkombëtare por edhe me eksperiencën më të mirë vendase, qoftë në mësimdhënies, shkëmbim studentësh, etj.
  • Të realizohet një koordinim i qartë midis 4 faktorëve: riorganizimit të objektivit të programit të studimit; emërtimit të tij; studimit të paraqitur për tregun e punës me të gjithë elementët e cituar; kurrikulat, në përputje me interesat kombëtare dhe me ruajtjen e vlerave kulturore, historike dhe atyre të trashëgimisë.
  • Të përfshihet komponenti ushtrime në strukturat mësimore, të projekteve të kursit, të laboratorit, bazuar kështu edhe në eksperiencat më të mira ndërkombëtare por edhe vendase, bazuar në shumëllojshmërinë e strukturave të literaturave të ndryshme bashkëkohore.
  • Të respektohen standardet për kufi minimal dhe maksimal të krediteve (ECTS) për vitin akademik, numër kreditesh për praktikën mësimore.
  • Të konceptohet edhe njëherë praktika profesionale.
  • Të përfshihen lëndë thelbësore si “Marketingu u shërbimeve turistike”; “Menaxhimi i Cilësisë së shërbimeve turistike”; “Baza turizmi”; “Shërbime hoteliere” dhe “Menaxhim i ndërmarrjeve pritëse hoteliere”. Lëndët apo modulet gjuhë e huaj duhet të riorganziohen në dy drejtime: 1. të fokusohen në nivel të përgjithshëm vetem në vitin e parë; të shtohet anglishtja e turizmit.

4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Juridik”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
Ndarja e veprimtarive formuese të realizohet në përputhje me standardet/kriteret.
  • Të përcaktohen qartë format e mësimdhënies dhe të jepet një raport i përshtatshëm dhe në përputhje me praktikën më të mirë kombëtare e ndërkombëtare për këtë program studimi.
  • Të paraqiten syllabuset e lëndëve bazë si “Historia e institucioneve”; “E drejta e punes” dhe te gjithë syllabuset e lëndëve me zgjedhje.
  • Të jepen të dhëna për profesoret me tituj dhe grada.
  • Të paraqitet të dhëna për personelin ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij.
  • Të paraqiten të dhëna në lidhje me marrëveshjet me institucionet brenda vendit, gjykatat, noteritë dhe dhomat e avokatisë.

5. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Administrim Biznesi”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
  • Të respektohet kriteri i ngarkesës totale në auditor/vit: nga 600-750 orë mësimore për vitin III të studimeve dhe të paraqiten orë në auditor për tezën e diplomës e praktikën profesionale.
  • Të përshtatet dhe të rregullohet ndarja e lëndëve për disiplinat A, C dhe D.
  • Syllabuset e lëndëve/moduleve duhet të rishihen në tërësi, të unifikohen e të jenë më të plota në përmbajtje (të përfshihen temat për të gjitha syllabuset).
  • Të paraqiten syllabuset e lëndëve si: Marrëdhëniet e punës, Aftësitë menaxheriale, Komunikimi në botën e biznesit, Gjermanisht, Frëngjisht, Italisht.
  • Të paraqitet literatura e plotë dhe të sillet e ndarë qartë në literaturë bazë e ndihmëse në lëndët si: Hyrje në ekonomi, Mikroekonomi, Makroekonomi, Financa 1, Matematikë e përgjithshme; Matematikë e zbatuar financiare; Parimet e kontabilitetit; Kontabilitet financiar, Menaxhimi i operacioneve, Menaxhim strategjik, Bazat e marketingut, Menaxhim biznesi.
  • Të shqipërohen temat e përmbajtjes se lëndëve Statistikë, Sisteme informacioni në ekonomi, Ekonometri, Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, Anglisht.
  • Të qartësohet gjuha e komunikimit midis studentëve, pedagogëve të huaj dhe literaturës që do të përdoret në këtë program studimi.
  • Të paraqitet personeli akademik me kohë të plotë e me kohë të pjesshme.
  • Për titullarët e lëndëve/moduleve sugjerohet të mbajnë gradën shkencore ‘Doktor’ ose titullin akademik ‘Docent’ për të ofruar në mënyrë cilësore lëndën/modulin.
  • Të jepet më shumë informacion mbi personelin ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ të nevojshëm e të përshtatshëm për të ofruar në mënyrë cilësore realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbajtjen e laboratorëve e mjediseve shkollore.
  • Të paraqiten më shumë informacion mbi zhvillimin e praktikave, mbi personelin e mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen dhe mbikqyrjen e studentëve në praktikën profesionale, dhe mbi garantueshmërinë e mjediseve të mjaftueshme për zhvillimin e praktikave profesionale, nga vetë ajo apo në bashkëpunim me institucione të tjera.

6. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Marketing”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
  • Të respektohet kriteri i ngarkesës totale në auditor/vit: nga 600-750 orë mësimore për vitin III të studimeve dhe të paraqiten orë në auditor për tezën e diplomës.
  • Të përshtatet dhe të rregullohet ndarja e lëndëve për disiplinat A, C dhe D.
  • Syllabuset e lëndëve/moduleve duhet të rishihen në tërësi, të unifikohen e të jenë më të plota në përmbajtje (të përfshihen temat për të gjitha syllabuset).
  • Të sillet syllabusi i lëndës “Shpërndarje, drejtim i forcës shitëse”.
  • Të paraqitet literatura e plotë dhe të sillet e ndarë qartë në literaturë bazë e ndihmëse në lëndët si: Informatikë, Teknologji informacioni dhe komunikimi, Hyrje në ekonomi, Financa 1, Financa 2, Mikroekonomi, Matematikë e përgjithshme, Sistemet e informacionit në ekonomi, Baza marketingu, Makroekonomi, Statistikë, Parimet e kontabilitetit, Kontabilitet financiar, Ekonometri, Sjellje organizative, Marketing ndërkombëtar.
  • Të krijohet një përshtatje midis emërtimit, temave dhe literaturës së parashikuar për lëndët/modulet si: Marketingu i tregjeve të biznesit, Menaxhim Marke, Sjellje konsumatore, E drejtë biznesi, Promocion, Drejtim marketing.
  • Të plotësohet literatura në syllabuset e lëndëve Matematikë e zbatuar dhe Menaxhim Biznesi me vitin e botimit.
  • Të shqipërohen temat e përmbajtjes se lëndës Anglisht.
  • Të qartësohet gjuha e komunikimit midis studentëve, pedagogëve të huaj dhe literaturës që do të përdoret në këtë program studimi.
  • Të paraqitet personeli akademik me kohë të plotë e me kohë të pjesshme.
  • Për titullarët e lëndëve/moduleve sugjerohet të mbajnë gradën shkencore ‘Doktor’ ose titullin akademik ‘Docent’ për të ofruar në mënyrë cilësore lëndën/modulin.
  • Të jepet më shumë informacion mbi personelin ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ të nevojshëm e të përshtatshëm për të ofruar në mënyrë cilësore realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbajtjen e laboratorëve e mjediseve shkollore.
  • Të paraqiten më shumë informacion mbi zhvillimin e praktikave, mbi personelin e mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen dhe mbikqyrjen e studentëve në praktikën profesionale, dhe mbi garantueshmërinë e mjediseve të mjaftueshme për zhvillimin e praktikave profesionale, nga vetë ajo apo në bashkëpunim me institucione të tjera.

7. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Menaxhim Komunikimi”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
  • Të respektohet kriteri i ngarkesës totale në auditor/vit: nga 600-750 orë mësimore për vitin II dhe III të studimeve. Gjithashtu, të paraqiten dhe orë në auditor për tezën e diplomës.
  • Të përshtatet dhe të rregullohet ndarja e lëndëve për disiplinat A, D, E dhe F.
  • Të rishihen dhe të unifikohen në tërësi syllabuset e lëndëve/moduleve për të qënë më të plota në përmbajtje me elementët si: literatura të paraqitet e plotë dhe e ndarë në të detyruar dhe ndihmëse për të gjitha syllabuset; lëndët “Digital copyright” dhe “Public Management” të shqipërohen; të jepet semestri kur do të zhvillohet lënda.
  • Të qartësohet gjuha e komunikimit midis studentëve, pedagogëve të huaj dhe literaturës që do të përdoret në këtë program studimi.
  • Të paraqitet personeli akademik me kohë të plotë e me kohë të pjesshme.
  • Titullarët e lëndëve/moduleve sugjerohet të mbajnë gradën shkencore ‘Doktor’ ose titullin akademik ‘Docent’ për të ofruar në mënyrë cilësore lëndën/modulin.
  • Të jepet më shumë informacion mbi personelin ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ të nevojshëm e të përshtatshëm për të ofruar në mënyrë cilësore realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbajtjen e laboratorëve e mjediseve shkollore.
  • Të paraqiten më shumë informacion mbi zhvillimin e praktikave, mbi personelin e mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen dhe mbikqyrjen e studentëve në praktikën profesionale, dhe mbi garantueshmërinë e mjediseve të mjaftueshme për zhvillimin e praktikave profesionale, nga vetë ajo apo në bashkëpunim me institucione të tjera.

8. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Teknologji Informacioni”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
  • Të vendosen kritere specifike për gjuhën në kushtet kur parashikohet që mësimdhënia të zhvillohet në Italisht, Shqip dhe Anglisht.
  • Të përmbushet kriteri për gradën Doktor apo titullin Docent për personelin akademik të angazhuar në një program studimi.
  • Të paraqiten të dhëna për personelin ndihmës në funksion të zhvillimit të procesit mësimor.
  • Të detajohen temat në disa lëndë si dhe detyrimi i studentit përsa u përket detyrave të kursit.
  • Të realizohet një shpërndarje më e mirë e ngarkesës në kredite për çdo vit si dhe zbërthimit të ngarkesës për çdo lëndë duke parashikuar eventualisht edhe laboratorë.
  • Të shikohen më me kujdes programet e lëndëve me qëllim që të evitohen përsëritjet si dhe të sigurohet përputhshmëri më e mirë e emërtimit të lëndës (modulit) me përmbajtjen.
9. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Studime Ndërkombëtare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
  • Të evidentohen në mënyrë më të plotë marrëdhëniet me tregun e punës të ndonjë universiteti partner dhe të projektohen ato për tregun e punës në vendin tonë.
  • Të shqyrtohet më nga afër suportimi i plotë i programit të studimit nga sistemi ynë parauniversitar i arsimit.
  • Të shihet mundësia e plotësimit të planit mësimor me ngarkesë për laboratorët, ushtrimet dhe detyrat e kursit.
  • Të plotësohet literatura bazë edhe me literaturë ndihmëse.
  • Të jepet një panoramë më e argumentuar e lëvizshmerisë akademike horizontale (brenda institucionit).
  • Të formulohen në mënyrë më të unifikuar syllabuset e lëndëve në përputhje me kërkesat standarte.
  • Të jepen të dhëna lidhur me personelin ndihmës mësimoro-shkencor dhe administrativ.

10. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Fizioterapi”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet e mëposhtme:
  • Instutucioni nuk paraqet një studim konkret tregu, të studiuar dhe me shifra.
  • Plani Mësimor me lëndët/modulet, dhe ngarkesën e tyre relative nuk është dhënë i saktë për këtë program studimi, pasi ka mospërputhje me orët e deklaruara në planin mësimor dhe orët e përllogaritura.
  • Ngarkesat mësimore në auditor nuk përkojnë me standartin VIII.
  • Numri i provimeve është më i lartë se standarti i parashikuar në kriterin 4.
  • Shpërndarja e ECTS-ve sipas lëndëve/moduleve nuk është e qartë, pasi ka devijime nga kreditet e përcaktuara dhe ato të paraqitura, që duhet të rishihen.
  • Për këtë program studimi disiplinat në aktivitete formuese në auditor nuk janë të shpërndara drejt, ka shmangie të krediteve të disiplinave në veprimtaritë formuese.
  • Mungon literatura ndihmëse në shumicën e syllabuseve.
  • Nuk ka të dhëna për personel ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ .
  • IAL flet në përgjithësi dhe jo konkretisht për personel për instruktimin, udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e studentëve në praktikën profesionale.
11. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Kontroll Cilësie”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
  • Të përputhet misioni dhe objektivat me këtë program studimi, pasi janë formuluar për programin e studimit të Farmaceutikës.
  • Të jepen të dhëna që programi i studimit siguron njohuri të mjaftueshme në fushën e kontrollit të cilësisë.
  • Të përshtatet strukturimi i lëndëve dhe moduleve duke iu referuar faktit që ky program pretendon të nxjerrë Teknikë të kontrollit të cilësisë industriale, kontrollit mjedisor dhe Teknikë Kimike, për arsyet si: Fusha e studimit është e kufizuar vetëm në farmaceutike; Modulet nuk ofrojnë punë laboratorike; Ngarkesa ne auditor eshtë e vogël dhe e ndarë në raporte leksione/seminare në mënyrë jo korrekte (formale); Plani mësimor nuk permbush standartin për të siguruar 60 kredite për çdo vit; Lëndët dhe modulet nuk kanë vendosje të rregullt ndër vite dhe në semestra; Mungojnë disa lëndë bazë të Kontrollit të Cilësisë.
  • Të përmirësohet ngarkesa në auditor pasi janë të pamjaftueshme dhe nuk përputhen me standardin; shpërndarje e ECTS dhe përmbajtja e programit të studimit.
  • Të rregullohet ndarja e veprimtarive formuese sidomos veprimtaritë karakterizuese pasi nuk përmbushin standartin dhe janë të pamjaftueshme për këtë PS.
  • Plani mësimor të paraqitet me format e mësimdhënies dhe me orët përkatëse e jo me orë në javë.
  • Të parashikohen në mjedise laborator kimie, biologjie dhe mikrobiologjie.

12. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Shkenca Ushqimore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
  • Të përputhet bbjektivi dhe programi mësimor me atë të Shkencave Ushqimore.
  • Të jepen të dhëna që programi i studimit siguron njohuri të plota dhe të konsoliduara në Shkencat e Ushqimit.
  • Të paraqitet një studim real i tregut të punës në përputje me emërtimin e programit të studimit.
  • Të rregullohet ndarja e krediteve në vit dhe të përfshihen në planin mësimor laboratore duke përcaktuar lëndën që i përkasin dhe kreditet përkatëse.
  • Të rregullohet ngarkesa në auditor pasi është jo në përputhje me kriterin e standardeve.
  • Të parashikohen forma mësimdhënie në përputhje me programin e studimit.
  • Të rregullohet ngarkesa mësimore dhe raporti leksion/seminar/laborator duke bërë një dallim për lëndë/module të ndryshme.
  • Të paraqitet ndarja e veprimtarive formuese nga A në F.
  • Syllabuset të sillen me të gjithë elementët e tyre përbërës dhe të japin një informacion më të plotë për temat që do të trajtohen në to.
  • Të paraqitet informacion për laboratorët, mjediset dhe personelin ndihmës të laboratorëve; si dhe për mënyrën e zhvillimit të praktikave profesionale.

13. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Turizëm”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
  • Të hartohet dhe ti bashkëngjitet këtij programi studimi një studim i mirëfilltë tregu dhe jo thjesht statistika të viteve të fundit.
  • Të riorganizohen të gjithë syllabuset sipas specifikave të lëndës. Specifikat e syllabuseve nuk mund të jenë të njëjtë si në master ashtu dhe në bachelor.
  • Të përfshihet eksperienca shqiptare e arsimit të lartë në turizëm, qoftë në stafin akademik, literaturën apo marrëveshjet bashkëpunimi.
  • Të përfshihen në planin mësimor lëndë bashkëkohore dhe në përputhje me inisiativat e programit të studimit si: “Menaxhimi i turizmit të qëndrueshëm”; “Marketingu i turizmit” dhe “Strategji turizmi”.
  • Të rregullohen disa lëndë si: “Gjeografia e turizmit shqiptar” dhe “Marketing ndërkombëtre” në një lëndë të vetme me një emërtim; lëndë “Fondet Europiane për turizmin” të riemërtohet “Turizmi dhe EU” ose “Manaxhim i Projekteve turistike Europiane”; lënda “Menaxhim turistik dhe i sipërmarrjeve turistike” të riemërtohet “Manaxhim i ndërmarrjeve turistike pritëse dhe të udhëtimit”.
  • Të rregullohen mangësitë në syllabuset e lëndëve dhe të rikonceptohen pasi reflektohet një diferencë midis emërtimit të lëndëve dhe përmbajtes së temave; temat e lëndëve duhet të paraqiten më të detajuara, me qëllim që të dalë në pah përputhshmëria e emërtimit të lëndën me përmbajtjen.
  • Të shikohet mundësia që të përfshihet literaturë shqiptare dhe në rastin e literaturës ndihëmëse të përdoret e huaj por e viteve të fundit.
  • Të realizohen për prantikën profesionale, kontrata dhe marrëveshje të këtij institucioni me sipërmarrje turistike shqiptare, të karakterit hotelier, restoranterisë, menaxherial të zinxhirëve të rëndësishëm në hoteleri dhe sipërmarrje të tjera.
  • Të përfshihet staf akademik vendas me grada dhe tituj shkencore në fushën e turizmit dhe me eksperiencë të gjatë në këtë sektor.

14. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Menaxhim Hoteli”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
  • Të sillen dokumentacion që tregojnë mundësinë e ofrimit të leksioneve, seminareve, detyrave, laboratorëve dhe ngarkesës jashtë auditorit nga stafi i huaj i angazhuar në këtë program studimi,
  • Të realizohen marrëveshje bashkëpunimi më institucione akademike dhe universitete vendase për praktika shkëmbimi eksperience studentësh.
  • Të realizohet një studimi i mirëfilltë i tregut të punës dhe të përfshihet si pjeë vitale e këtij programi studimi.
  • Të rritet numri i provimeve pasi konsiderohet i ulët për një master profesional.
  • Të rritet ngarkesa në laboratore dhe të riorganizohet edhe njëherë shpërndarja e orëve në auditor midis leksioneve, seminarëve dhe laboratorëve, pasi disa lëndë teknike kanë nevojë për intensitet laboratorik, si psh: “Njohja e verërave dhe e ushqimeve”; “Shërbimi dhe higjena e ushqimit”, etj.
  • Të shtohet në planin mësimor edhe 2-3 lëndë të tjera për të patur 14 provime maksimalisht, duke përfshirë lëndë më bazike dhe për ta patur më të kompletuar diplomën master.
  • Për disa lëndë si “Historia e turizmit”; “hyrje në mikpritje” dhe “Industri turizmi, edistribution dhe menaxhim i të ardhurave” si ngarkesë jashtë auditorit mund të jenë edhe format e detyrave.
  • Të rishpërndahen edhe njëherë kreditet duke i dhënë më shumë lëndë të formimit të disiplinës dhe më pak të atyre të tjerave.
  • Të përfshihen në planin mësimor edhe një lëndë me zgjedhje pasi është e rëndësishme për një master profesional.
  • Të plotësohen syllabuset me elementët si: objektivin e lëndës; qëllimin; vlerësimin e studentëve; temat dhe shtjellimet e tyre; të elemindohen literaturat në formën e cikleve të shkruara të leksioneve.
  • Të mospërfshihen në planin mësimor lëndë si “Njohja e vlerave dhe e ushqimeve” dhe “Shërbimi dhe higjena e ushqimit” pasi janë lëndë që i përkasin një sistemi bachelor; lënda “Ekonomi turizmi” të zëvendësohet me lëndën “Edistribution dhe menaxhim i të ardhurave”; lënda “Hyrje në mikpritje dhe industria e turizmit” të zëvendësohet me “Sisteme turistike”; të përfshihet lënda “Menaxhim turizmi”; lënda “Shitja dhe marketingu në turizëm” të emërtohet “Marketingu i turizmit”; të përfshihen lëndët e reja si “Menaxhim eventesh” dhe “Trashëgimi kulineare ballkanase”.
  • Të ndahet literatura në bazë dhe literaturë ndihmëse, pasi ajo e paraqitur është konfuze dhe nuk përkon me titullin e lëndës.

15. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Administrim Publik”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
  • Të respektohet kriteri i ngarkesës totale në auditor/vit: nga 600-750 orë mësimore për vitin II dhe III të studimeve. Gjithashtu, të paraqiten dhe orë në auditor për tezën e diplomës.
  • Të rishihen dhe të unifikohen në tërësi syllabuset e lëndëve/moduleve për të qënë më të plota në përmbajtje me elementët si: literatura të paraqitet e plotë dhe e ndarë në të detyruar dhe ndihmëse për të gjitha syllabuset.
  • Të paraqitet syllabusi i lëndës “Menaxhim Projektesh”.
  • Të rregullohen mangësitë, përsëritjet e temave në syllabuset e lëndëve dhe të rikonceptohen pasi reflektohet një diferencë midis emërtimit të lëndëve dhe përmbajtes së temave; temat e lëndëve duhet të paraqiten më të detajuara, me qëllim që të dalë në pah përputhshmëria e emërtimit të lëndës me përmbajtjen.
  • Të paraqitet personeli akademik me kohë të plotë e me kohë të pjesshme.
  • Për vlerësimin e studentëve të ruhet një raport i tillë si: 50-60 pikë teste; 20 pikë detyrë kursi, 20-30 pikë pjesmarrje e studentëve, duke marrë parasysh specifikën e studentëve të masterit.
  • Titullarët e lëndëve/moduleve të mbajnë gradën shkencore ‘Doktor’ ose titullin akademik ‘Docent’ për të ofruar në mënyrë cilësore lëndën/modulin.
  • Të paraqitet më shumë informacion për aktorët e parashikuar, mënyrën e zhvillimit të praktikave profesionale dhe mbi garantueshmërinë e mjediseve të mjaftueshme për zhvillimin e saj.
  • Të qartësohet gjuha e komunikimit midis studentëve, pedagogëve të huaj dhe literaturës që do të përdoret në këtë program studimi.

16. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Ekonomi, menaxhim i ndërmarrjeve dhe sistemeve turistike”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
  • Të ndryshohet emërtimi i diplomës në Master i Shkencave në “Menaxhim i ndërmarrjeve turistike” ose “Ekonomi e ndërmarrjeve turistike” apo “Ekonomi turizmi” pasi ka një mospërputhje midis programit, titullit dhe objektivave.
  • Të hartohet një studim real i tregut dhe të përfshihet si pjesë vitale e këtij programi studimi, duke ofruar specifikiat e veta.
  • Të përfshihen në planin mësimor lëndë të tilla si: “Menaxhim i projekteve turistike”; “Menaxhim Turizmi” apo “Menaxhim projektesh turistike”; “Planifikim urban” dhe “Menaxhim i ndërmarrjeve udhëtimeve turistike”.
  • Të zëvendësohen lëndët si “Ekonomi e ndërmarrjeve turistike”; “Ekonomi e turizmit” dhe “Ekonomi e të mirave dhe veprimtari kulturore” me një lëndë të vetme si “Ekonomia e turizmit”.
  • Të bëhet një ndarje e lëndës “Marketingu dhe komunikimi në turizëm” në dy
  • Të rishikohen në detaje edhe njëherë të gjithë syllabuset.
  • Të përputhen temat dhe të jepen shtjellimet e temave sipas titujve të lëndëve, pasi në mjaft raste temat nuk kanë lidhje me titujt.
  • Të ndahet literatura në literaturë bazë dhe ndihmëse për të gjithë syllabuset e lëndëve/moduleve.
  • Të përdoret literaturë vendase nga akademia vendase.
  • Të mos citohet përdorimi e cikleve të leksioneve apo leksioneve në formë të shkruar.
  • Të perdoret literaturë e kohëve dhe viteve te fundit, pas viteve 2005.

17. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
  • Të respektohet kriteri i ngarkesës totale në auditor/vit: nga 600-750 orë mësimore për vitin II të studimeve. Gjithashtu, nuk janë parashikuar kredite për praktikën mësimore, si dhe duhet të paraqiten orë në auditor për Praktikën dhe Projektin Final.
  • Të rishihen dhe të unifikohen në tërësi syllabuset e lëndëve/moduleve për të qënë më të plota në përmbajtje me elementë si: literatura të paraqitet e plotë dhe e ndarë në të detyruar dhe ndihmëse për të gjitha syllabuset.
  • Të paraqitet syllabusi i lëndës “Marrje vendimesh”.
  • Të rregullohen mangësitë në syllabuset e lëndëve dhe të rikonceptohen pasi reflektohet një diferencë midis emërtimit të lëndëve dhe literaturës që do të përdoret në këtë lëndë, si dhe midis emëtimit të lëndës dhe temave të paraqitura, me qëllim që të dalë në pah përputhshmëria e emërtimit të lëndës me përmbajtjen.
  • Të qartësohet gjuha e komunikimit midis studentëve, pedagogëve të huaj dhe literaturës që do të përdoret në këtë program studimi.
  • Të paraqitet personeli akademik me kohë të plotë e me kohë të pjesshme.
  • Për vlerësimin e studentëve të ruhet një raport i tillë si: 50-60 pikë teste; 20 pikë detyrë kursi, 20-30 pikë pjesmarrje e studentëve, duke marrë parasysh specifikën e studentëve të masterit.
  • Titullarët e lëndëve/moduleve të mbajnë gradën shkencore ‘Doktor’ ose titullin akademik ‘Docent’ për të ofruar në mënyrë cilësore lëndën/modulin.
  • Të specifikohet në planin mësimor ‘Praktika’, pasi nuk ka të dhëna mbi mjediset e përshtatshme dhe aktorët e parashikuar për realizimin e praktikave profesionale.

18. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
  • Të përfshihet në planin mësimor ngarkesa për ushtrimet dhe detyrat e kursit/esetë.
  • Të trajtohet në organizimin e programit se si lidhet ai me programin e studimit Bachelor.
  • Të saktësohen diplomat Bachelor që mund të vazhdojnë direkt ose me plotësim kreditesh këtë program studimi.
  • Të hartohen më të detajuara sfidrat e tregut të punës brenda vendit.
  • Të zgjerohet kontrolli mbi punën e pavarur të studentëve nëpërmjet vlerësimit të detyrave të kursit/eseve.
  • Të realizohet një planifikim më i qartë i praktikave mësimore.
  • Të formatohen në përputhje me standartet e kërkuara të syllabuseve të lëndëve/moduleve.
  • Të plotësohen tematikat e syllabuseve në përputhje me ngarkesat e lëndëve/moduleve.
  • Të vendoset edhe mesatarja si kriter për pranimin në Programin e Studimit “Marrdhënie Ndërkombëtare”.
  • Të shikohet mundësia për plotësim më rigoroz të kriterit për shkallën e kualifikimit të personelit akademik.

19. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Mjekësi e kirurgji”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ.

20. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Ekonomiks”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
Plani mësimor të paraqitet i plotë me elementët si: (i) ngarkesa javore në auditor; (ii) javët mësimore sipas semestrave; (iii) Të parashikohen orë në auditor për tezën e masterit; (iv) Plani mësimor të parashikoj praktikat.
  • Të paraqitet lista e diplomave bachelor që lejohen të regjistrohen në këtë program studimi.
  • Të ofrohet infromacion mbi udhëheqësin e temës dhe punës kërkimore.
  • Të paraqiten marrëveshjet e bashkëpunimit me IAL e deklaruara.
  • Të ripunohet përmbajtja dhe literatura e syllabusve: Ligji dhe Ekonomiksi-programi i paraqitur është e drejtë biznesi, Tematika të vecanta në ekonomiks-përmbajta është turizëm, Analizë e avancuar e tregut të punës-përmbajtja është menaxhim strategjik, Metodat e kërkimit në Ekonominë e aplikuar-përmbajtja ekonomi ndërmarrje, Rritja dhe zhvillimi ekonomik-përmbajtja është menaxhim projektesh, Ekonomiks kompjuterik-përmbajtja është menaxhimi i sistemeve të informacionit. Modulet e sipërpërmendura nuk janë të përshtatshme për Msc. Ekonomiks.
  • Të shihet me kujdes literatura e moduleve të tjera që t’i përgjigjen nivelit të PS.
  • Të plotësohet kriteri minimal për titullarët e moduleve (të paktën gradën doktor), pasi 9 nga 14 titullarët e propozuar janë me gradë Master of Arts.
  • Të përcaktohet një kriter më i fortë për gjuhën e huaj, pasi mësimdhënia do të ofrohet nga pedagogë të huaj.

21. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Farmaci”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet e mëposhtme:
  • Argumentimi për hapjen e programit të ri të studimit është i pasaktë dhe është hartuar për programin e Mjekësisë e Kirurgjisë dhe jo për programin e Farmacisë.
  • Studimi i tregut është i pasaktë dhe është hartuar për programin e Mjekësisë e Kirurgjisë dhe jo për programin e Farmacisë
  • Deklarimi sqarues se ky PS do të organizohet sipas programit të studimit në Mjekësi dhe Kirurgji, që ofrohet në Universitetin e Milanos, Itali, nuk përbën argument mbështetës për hapjen e PS Master në Farmaci pasi PS në Mjekësi e Kirurgji është 6-vjeçar dhe ka 360 ECTS, ndryshe nga PS në Farmaci që ka 300 ECTS. Të realizohet dhe paraqitet marrëveshja e bashkëpunimit me Fakultetin e Farmacisë të Universitetit të Milanos dhe citimi në një nen të saj i angazhimit, ashtu sikurse deklarohet, për diploma të përbashkëta.
  • Shpërndarja e ngarkesës ndërmjet viteve të ndryshme me diferenca të konsiderueshme që variojnë nga 44 deri në 75 ECTS nuk është në konform standardeve dhe është e papërshtatshme për një PS në Farmaci.
  • Në planin mësimor mungojnë lëndë karakterizuese apo formuese të rëndësishme për PS master në Farmaci si, teknologjia farmaceutike, lëndët me zgjedhje, dietetika dhe ushqimet, si dhe gjuha e huaj.
  • Në programin mësimor janë parashikuar vetëm leksione dhe seminare, mungojnë laboratoret dhe detyrat e kursit. Mosparashikimi i seancave laboratorike për lëndët kimi organike, kimi analitike, biologji qelizore e molekulare, biokimi, analizë e barnave, teknologji farmaceutike, kimi farmaceutike, bimë medicinale etj, përbën një mangësi të pakapercyeshme për një PS Master në Farmaci.
  • Nuk janë parashikuar detyra apo projekte kursi, çka përbën një mangësi për punë të pavarur, për aftësimin drejt tezës së masterit dhe mundësisë së vazhdimësisë në programet e doktoraturës.
  • Teza e diplomës parashikohet me shumë pak ECTS. Standardet për nivelin Master kerkojnë 30-40 ECTS.
  • Lëndë si kimia farmaceutike I+II (38 ECTS), farmakologjia klinike I+II+III+IV (28 ECTS) dhe legjislacioni farmaceutik (14 ECTS) kanë shumë ECTS (praktika kombëtare dhe ndërkombëtare).
  • Nuk janë paraqitur të dhëna për Përgjegjësin e programit të studimit (një kerkesë tjeter e standardeve e papërmbushur).
  • Në dosjen e sjellë mungojnë krejtësisht sillabuset e disa lëndëve si, praktika profesionale, teknologjia farmaceutike, si dhe modalitetet e punimit e mbrojtjes së tezës së masterit.
  • Sillabuset e disa lëndëve nuk janë të plota, janë vendosur gabimisht, ose mungon literatura, etj. Mangësitë më të spikatura: Matematika--> literatura vendosur gabim (e njëjtë me Fiziken), e njëjta përmbajtje e silabusit edhe tek programi i fizikës? Statistika--> e njëjta literaturë me informatiken. Kimi analitike, Zoologjia--> mungon literatura. Mikrobiologjia-->literatura është e farmakoekonomisë?. Biologjia farmaceutike--> mungon përmbajtja, literatura gabimisht e farmakologjisë? Biologjia molekulare, Biokimi--> mungon përmbajtja e sillabusit. Kimi organike, Kimi analitike, Analizë e barnave, Kimi farmaceutike I--> përmbajtja e sillabuseve shumë e shkurtër. Bimë medicinale i dhe II--> literatura e rekomanduar i përket biokimisë? Kimi farmaceutike dhe toksikologji II--> përmbajtja dhe literatura i përkasin një lënde tjeter (farmakologji speciale dhe terapi)? Farmakologji klinike I--> përmbajtja e sillabusit dhe literatura nuk janë të kësaj lënde? Farmakokinetika--> përmbajtja e sillabusit është e njëjtë me farmakologjinë dhe literatura është vendosur gabimisht? Legjislacioni farmaceutik dhe deontologjia--> mungojnë temat që i përkasin legjislacionit farmaceutik shqiptar. Farmakologji klinike IV--> përmbajtja e sillabusit e papërshtatshme (i përket dietetikës dhe ushqimit)?
  • Lëndët dhe modulet mbulohen me pedagogë, por ka raste kur i njëjti pedagog mbulon lëndë me specifika krejt të ndryshme, p.sh: Kimi e përgjithshme dhe inorganike mbulohet nga pedagogu i Anatomisë humane (Calogero Surrenti), Kimia farmaceutike dhe toksikologjia II mbulohen nga i pedagogu i farmakologjisë speciale dhe terapisë (Salvatore Florio).
  • Në sillabuset e disa lëndëve me specifika të theksuara praktike-laboratorike nuk janë parashikuar orë mësimore në laborator (lëndët kimi organike, kimi analitike, biologji qelizore e molekulare, biokimi, analizë e barnave, teknologji farmaceutike, kimi farmaceutike, bimë medicinale etj).
  • Nuk ka të dhëna për ndarjën e personelit në personel me kohë të plotë dhe part time.
  • Personeli akademik që mbulon PS master në Farmaci përbëhet vetëm nga 3 MA dhe pjesa tjeter, 20 mjekë. Pra, stafi nuk ka kualifikimin e nevojshëm dhe as të përshtatshëm për këtë program.
  • Nisur nga deklarimet tek tabela e stafit të farmacisë dhe CV e tyre duket se nuk ka gjithnjë përputhje mes fushës akademike të pedagogut dhe lëndës që mbulon.
  • Nuk ka të dhëna për udhëheqësin e punës kërkimore-shkencore.
  • Mjediset e paraqitura janë të përshtshme vetëm për zhvillimin e mësimit teorik (leksione, seminare), por IAL nuk ka mjedise laboratorike dhe rrjedhimisht as pajisje laboratorike, çka e bën të pamundur zhvillimin me sukses të një programi Master Shkencor në Farmaci.
  • IAL nuk ka mjedise për zhvillimin e praktikave profesionale dhe nuk ka paraqitur një marrëveshje për realizimin e tyre duke bashkëpunuar me ndonjë institucion tjeter.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Bachelor në Ekonomi Turizmi
të hapet

Programi i Studimit: Bachelor në Teknologji Informacioni
të hapet


Programi i Studimit: Bachelor në Studime Ndërkombëtare
të hapet

Programi i Studimit: Bachelor në Fizioterapi
të mos hapet

Programi i Studimit: Bachelor në Shkenca Ushqimore
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Turizëm
të hapet

Programi i Studimit: Master i Shkencave në Marrëdhënie Ndërkombëtare
të hapet

Programi i Studimit: Master i Shkencave në Mjekësi dhe Kirurgji
të mos hapet

Programi i Studimit: Master i Shkencave në Ekonomiks
të hapet

Programi i Studimit: Master i Shkencave në Farmaci
të mos hapet


Institucioni aplikues Shkolla e Lartë Universitare Private “Studime Europiane”, Tiranë, për programin e studimit: Bachelor në “Shkenca Turizmi”; Bachelor në “Administrim i shërbimit hotelier”; Bachelor në “Juridik”; Bachelor në “Administrim Biznesi”; Bachelor në “Marketing”; Bachelor në “Menaxhim Komunikimi”; Bachelor në “Kontroll Cilësie”; Master Profesional në “Menaxhim Hoteli”; Master Profesional në “Administrim Publik”; Master i Shkencave në “Ekonomi, menaxhim i ndërmarrjeve dhe sistemeve turistike” dhe Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për secilin program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.


BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT