KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 390, datë 26.10.2012
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. MËSUESI – ARSIMI FILLOR
2. MËSUESI, me profile:
a. Gjuhë Shqipe
b. Gjuhë Angleze
c. Letërsi
d. Histori Arti
e. Histori
f. Gjeografi
g. Matematikë
h. Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
i. Shkenca Ekonomike
j. Qytetari
k. Fizikë
l. Biologji
m. Kimi
Për Programin e Integruar të Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. MËSUESI – ARSIMI FILLOR
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programeve të reja të studimit, të kërkuara nga Shkolla “Shkolla e Lartë Private e Edukimit”, Tiranë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Mësuesi – Arsimi Fillor”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Mësuesi, me profile: Gjuhë Shqipe; Gjuhë Angleze; Letërsi; Histori Arti; Histori; Gjeografi; Matematikë; Teknologji Informacioni dhe Komunikimi; Shkenca Ekonomike; Qytetari; Fizikë; Biologji; Kimi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Mësuesi – Arsimi Fillor” (5 vjet, Bachelor 180 ECTS + Master i Shkencave 120 ECTS = 300 ECTS) përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Mësuesi – Arsimi Fillor
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Mësuesi, me profile: Gjuhë Shqipe; Gjuhë Angleze; Letërsi; Histori Arti; Histori; Gjeografi; Matematikë; Teknologji Informacioni dhe Komunikimi; Shkenca Ekonomike; Qytetari; Fizikë; Biologji; Kimi
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Mësuesi – Arsimi Fillor (5 vjet, Bachelor + Master i Shkencave)
të hapet
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT