KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 39 datë 02.10.2009
I. Për vlerësimin e Programit të Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master të Nivelit të Parë (MNP) në:
1. FIZIOTERAPI
II. Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Master të Nivelit të Dytë (MND) dhe Doktoraturë (DR) në:
1. MND në KIMI ME DREJTIM: ELEKTROKIMIA E KORROZIONIT DHE DUKURITË SIPËRFAQËSORE
2. MND në KIMI INDUSTRIALE DHE MJEDISORE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Master i Nivelit të Parë në: Fizioterapi, të kërkuar nga Fakulteti i Infermierisë; Master i Nivelit të Dytë në: Kimi me drejtim: Elektrokimia e Korrozionit dhe Dukuritë Sipërfaqësore; Kimi Industriale dhe Mjedisore, të kërkuara nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Parë në “Fizioterapi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në “Kimi me drejtim: Elektrokimia e Korrozionit dhe Dukuritë Sipërfaqësore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në “Kimi Industriale dhe Mjedisore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Parë në “Fizioterapi” të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Kimi” me drejtim: Elektrokimia e Korrozionit dhe Dukuritë Sipërfaqësore të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Kimi Industriale dhe Mjedisore” të hapet.
KËSHILLI i AKREDITIMIT