Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 389, datë 26.10.2012, Shkolla e Lartë Private "Kristal"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 389, datë 26.10.2012
Për hapjen e Fakultetit të Arteve, në Shkollën e Lartë Private “Kristal”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin “Për hapjen e Fakultetit të Arteve pranë Shkollës së Lartë Private “Kristal””, bazuar në raportin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:

• Struktura e re e kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Kristal”, është:
1. Fakulteti i Arteve:
a) Departamenti i Muzikës
b) Departamenti i Artit figurativ
c) Qendra e veprimtarive artistiko-kulturore


Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:



Institucioni: Fakulteti i Arteve, Shkolla e Lartë Private “Kristal”
të hapet

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT