KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 387, datë 26.10.2012
Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc.) në:
1. MENAXHIM BIZNESI, me profile:
a. Marketing
b. Menaxhim
c. Shërbime financiare e bankare
d. Informatikë biznesi
e. E drejtë biznesi
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit Bachelor në “Menaxhim Biznesi”, me profile: Marketing; Menaxhim; Shërbime financiare e bankare; Informatikë biznesi; E Drejtë Biznesi, të kërkuar nga Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Gjon Buzuku”, Shkodër, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Menaxhim Biznesi, me profile: Marketing; Menaxhim; Shërbime financiare e bankare; Informatikë biznesi; E Drejtë Biznesi”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
- Të rregullohen problemet që ekzistojnë për stafin akademik dhe kualifimin shkencor të tyre.
- Të paraqiten të dhëna për personelin ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të programit të studimit.
- Të përcaktohen kritere të veçanta për përzgjedhjen e studentëve.
- Të rregullohet shpërndarja e krediteve duke përfshirë dhe elementin, ushtrime.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni aplikues Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Gjon Buzuku”, Shkodër, për programin e studimit: Bachelor në “Menaxhim Biznesi, me profile: Marketing; Menaxhim; Shërbime financiare e bankare; Informatikë biznesi; E Drejtë Biznesi”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT