KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 383, datë 26.10.2012
Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc.) në:1. EKONOMI TURIZMI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit Bachelor në “Ekonomi Turizmi”, të kërkuar nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Ekonomi Turizmi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
? Të reflektohen në planin mësimor ndryshime për orët në auditor për temën e diplomës dhe veprimtaritë formuese mbështetur në Udhëzimin 15 MASH/2008, shtojca 1, pika 5.
? Të parashikohet në planin mësimor praktika profesionale.
? Të plotësohet literatura e detyrueshme me tituj shtesë të publikuar në shqip për modulet: Turizmi i qëndrueshëm, Planifikim menaxhim eventesh, Menaxhim restorantesh dhe kateringu, Makroekonomi, Ekonomiksi i turizmit, Informatikë, Ekonometri, E Drejta Private, E drejtë biznesi e avancuar, Bazat e Turizmit, Menaxhim Turizmi dhe Marketing Turizmi.
? Të paraqiten syllabuset për modulet: Gjuhë e Huaj Anglisht I dhe II, Drejtim marketingu.
? IAL të plotësojë të gjitha të dhënat në lidhje me stafin akademik, pasi një pjesë e personelit akademik me tituj (4 nga 6 emrat në listë) nuk kanë angazhim të drejtë për drejtë në këtë program studimi.
? Të paraqiten CV për stafin akademik me kualifikim Msc dhe Dr. në proces.
? Të shikohet me kujdes angazhimi si titullarë modulesh të pedagogëve që nuk kanë gradën “doktor”.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në Ekonomi Turizmi
të hapet
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT