Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 382, datë 26.10.2012, Universiteti Bujqësor i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 382, datë 26.10.2012


Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. MJEKËSI BIMORE

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit Master i Shkencave në “Mjekësi Bimore”, të kërkuar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Mjekësi Bimore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
  • Moduli “Parimet e modelimit dhe Metodat e Parashikimit” të rishkruhet dhe të ofrohet nga persona me përvojë në statistikë dhe matematikë, të cilët kanë përvojë në modelimin e proceseve biologjike.
  • Moduli “Kërkimi shkencor dhe Analiza Instrumentale” të konceptohet në formën e një moduli “Pajisje laboratorike dhe Analiza”.
  • Të shihet mundësia e përfshirjes së lëndëve me zgjedhje ku të përfshihet edhe kultivimi i bimëve të arave së bashku me kultivimin e perimeve dhe të frutave që sot janë module të detyrueshme. Këto module të jenë të detyrueshme për studentë që vijnë nga drejtime studimi jashtë bujqësisë.
  • Të ofrohen module të drejtimit biologjik për studentët që kanë kryer studimet në drejtimeve bujqësore.
  • Të shihet mundësia e një ndarje më të mirë të moduleve, pasi ka pedagogë që ngarkohen me 4 deri 5 module të reja.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Master i Shkencave në Mjekësi Bimore
të hapet

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT