Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 38,datë05.05.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “KOMUNIKIM DIZAJN” DHE BACHELOR NË “SOCIOLOGJI-ANTROPOLOGJI SOCIALE” TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 38,datë05.05.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “KOMUNIKIM DIZAJN” DHE BACHELOR NË “SOCIOLOGJI - ANTROPOLOGJI SOCIALE”TËUNIVERSITETITEUROPIAN TË TIRANËS
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programet e studimit, Bachelor në “Komunikim Dizajn”dhe Bachelor në “Sociologji - Antropologji Sociale”, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit:Bachelor në “Komunikim Dizajn”

b)      Cikli i studimit: Cikli i parë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 452, datë 14.09.2011

d)     Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Sociale dhe të Edukimit

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra

g)      Kredite (ECTS): 180 ECTS

h)      Forma e studimit: Me kohë plotë

i)        Gjuha e studimeve: Shqip

j)        Statusi i diplomës: Vetëm nga “Universiteti Europian i Tiranës”që përfundon me diplomëBachelornë “Komunikim Dizajn”

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6


a)      Emërtimi i programit: Bachelor në “Sociologji - Antropologji Sociale”

b)      Cikli i studimit: Cikli i parë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 408, datë 22.08.2011

d)     Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Sociale dhe të Edukimit

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra

g)      Kredite (ECTS): 180 ECTS

h)      Forma e studimit: Me kohë plotë

i)        Gjuha e studimeve: Shqip

j)        Statusi i diplomës: Vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës që përfundon me diplomëBachelornë “Sociologji - Antropologji Sociale”

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI:

1.      Programi i studimit Bachelor në “Komunikim Dizajn”, i përmbush plotësisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë.Për këtë arsye, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin përfundimtar pozitiv.

2.      Programi i studimit Bachelor në “Sociologji – Antropologji Sociale”, i përmbush plotësisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë. Për këtë arsye, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin përfundimtar pozitiv.

3.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Komunikim Dizajn”me elementët e mësipërm, të akreditohet.

4.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Sociologji – Antropologji Sociale” me elementët e mësipërm, të akreditohet.