KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 38 datë 11.09.2009
Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Master të Nivelit të Dytë (MND) në:
1. MATERIALE , ME PROFILE:
· Materiale metalike dhe alternative
· Materiale tekstile
2. INXHINIERI MEKANIKE , ME PROFILE:
· Sistemet e Prodhimit dhe Proceset Teknologjike
· Sistemet e Energjisë dhe Proceset Termike
· Sistemet e Transportit dhe Menaxhimi i Trafikut
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në: Materiale me profile: Materiale metalike dhe alternative; Materiale tekstile dhe Master i Nivelit të Dytë në Inxhinieri Mekanike me profile: Sistemet e Prodhimit dhe Proceset Teknologjike; Sistemet e Energjisë dhe Proceset Termike; Sistemet e Transportit dhe Menaxhimi i Trafikut, të kërkuara nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Universiteti Politeknik i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në “Materiale” me profile: a)Materiale metalike dhe alternative, b)Materiale tekstile, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në “Inxhinieri Mekanike”, me profile a)Sistemet e Prodhimit dhe Proceset Teknologjike, b) Sistemet e Energjisë dhe Proceset Termike, c)Sistemet e Transportit dhe Menaxhimi i Trafikut, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Materiale” me profile: a) Materiale metalike dhe alternative b) Materiale tekstile të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Inxhinieri Mekanike” me profile
a) Sistemet e Prodhimit dhe Proceset Teknologjike
b) Sistemet e Energjisë dhe Proceset Termike
c) Sistemet e Transportit dhe Menaxhimi i Trafikut
të hapet.
KËSHILLI i AKREDITIMIT