Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 375, datë 17.09.2012, Shkolla e Lartë Private “Universiteti Metropolitan Tirana”

VENDIM
I
KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Nr. 375, datë 17.09.2012

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1.    INXHINIERI MEKATRONIKE
2.    MENAXHIM NË INXHINIERI
3.    INXHINIERI NDËRTIMI, me profil:
a.    Inxhinieri Strukturash
4.    INXHINIERI NDËRTIMI, me profil:
a.    Inxhinieri Infrastrukturë Transporti
5.    INXHINIERI ELEKTRONIKE
6.    INXHINIERI ELEKTRIKE
7.    INXHINIERI INFORMATIKE
8.    INXHINIERI TELEKOMUNIKACIONI
9.    EKONOMIK - MBA
10.    EKONOMIK - FINANCË

Për Programi i Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1.    FINANCË

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programeve të reja të studimit Master i Shkencave dhe Master Profesional, të kërkuara nga Shkolla e Lartë Private “Universiteti Metropolitan Tirana”, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Inxhinieri Mekatronike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
  • Të paraqiten marrëveshjet e bashkëpunimit me Institucionet e deklaruara.
  • Në temat lëndore të lëndëve “Statistikë” dhe Metodat numerike dhe algoritma optimizues” të aplikohen edhe softëare si MATHCAD dhe MATHLAB, pasi studentët nuk marrin asnjë informacion për këto softe.
  • Në lëndën “Mekanika e aplikuar” mund të reduktohen temat e shkencave të konstruksionit (si sforcimet, ngarkesat ciklike etj.,) dhe të futen elementë të tjerë të fushës së mekanikës së aplikuar (p.sh. frekuenca e sistemeve, etj).
  • Të merren masa për plotësimin e shpejtë të stafit akademik të programit me personel të brendshëm sepse raporti aktual personel i brendshëm/personel i jashtëm (1/10) është larg kriterit të standardit përkatës si dhe të garantohet mbulimi i lëndëve me pedagog titullarë që të kenë të paktën gradën shkencore Doktor.
  • Të saktësohen kriteret/kushtet e pranimit për këtë program studimi.
  • Të plotësohen të dhënat lidhur me mbulimin e udhëheqjes së tezave dhe metodologjinë e zgjedhjes se tyre.
  • Të plotësohet dosja me të dhënat për infrastrukturën mbështetëse.

2.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Menaxhim në Inxhinieri”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
  • Lënda “Inxhinieri financiare” të emërtohet “Financat në Inxhinieri”
  • Lënda “Inxhinieria e Cilësisë” të emërtohet “Cilësia dhe menaxhimi i cilësisë”
  • Në ndarjen brenda një lënde, për lëndët me natyrë inxhinierike të parashikohen më shumë orë laboratorike, projekte /detyra kursi për studentët.
  • Lënda Ekonomi Politike të riemërtohet Ekonomiks menaxherial dhe të rishikohet përmbajtja në përputhje me formimin menaxherial.
  • Të plotësohet dosja me syllabusin e lëndës “E drejtë tregëtare”.
  • Hartuesit e syllabuseve për lëndët që si literaturë bazë deklarojnë leksione të përgatitura, të shkruajnë referencat për këto leksione.
  • Disa lëndë si psh Industrializimi i produktit të plotësohen me tema më të detajuara, gjithashtu të përditësohet literatura e përdorur pasi është e vitit 94.
  • Të merren masa që pedagogët e angazhuar, të plotësojnë kriterin e standardeve shtetërore, që pedagogët titullarë të jenë të paktën me gradën shkencore Doktor.
  • Të deklarohet se këtë program studimi mund ta ndjekin vetëm studentët që kanë mbaruar studimet në Bachelor në një program studimi të fushës inxhinierike.
  • Të plotësohet dosja me të dhënat për infrastrukturën mbështetëse.

3.    Përmbajtja e Programeve të reja të studimit, Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi, me profil: Inxhinieri Strukturash” dhe Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi, me profil: Inxhinieri Infrastrukture transporti”, përmbushin standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
  • Të plotësohet dokumentacioni me një studim për vlerësimin e nevojave të tregut për këtë program studimi.
  • Të jepen të dhëna shtesë mbi metodologjine e punes shkencore dhe te kerkimit shkencore, pasi ato nuk jane mbeshtetur me aktivitete përkatëse (seminare, konferenca etj).
  • Të shihet mundësia për të rritur peshën e laboratorëve dhe të praktikave në këto programe studimi, duke i pasqyruar ato me kreditet përkatëse.
  • Plani mësimor të plotësohet me ngarkesen mesimore jashte auditorit.
  • Te plotesohen dokumentacioni edhe me syllabuset per lendet: Beton arme- kurs i avancuar dhe projektimi automatik i Strukturave( lende me zgjedhje).
  • Në të gjithë syllabuset e lëndëve të bëhet dallimi ndërmjet liteaturës bazë dhe asaj të rekomanduar.
  • Të specifikohen emërtimet e lëndëve përkatëse të cilat sipas kushteve të vendosura, duhet të plotësohen nga studentët me diplome Bachelor profili Hidroteknike, për tu pranuar në këtë program studimi.
  • Ne metoden e vleresimit te studenteve te perfshiheshin edhe elemente te tjere qe lidhen me detyrat detyrat/projektet te kursit, kontrolli periodik i studenteve etj.
  • Të plotësohen të dhënat lidhur me mbulimin e udhëheqjes së tezave dhe metodologjinë e zgjedhjes se tyre.
  • Të merren masa për plotësimin e shpejtë të stafit akademik të programit me personel të brendshëm sepse raporti aktual personel i brendshëm/personel i jashtëm (1/10) është larg kriterit të standardit përkatës.
  • Nisur nga përmbajtja e dy dosjeve, sugjerojmë që këto dy programe studimi të konsiderohen si një program i vetëm Master i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi, me 2 profile: Inxhinieri Strukturash; Inxhinieri Infrastrukture transporti”.

4.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Kandidatët për PhD të marrin gradën “Doktor” para fillimit të veprimtarisë në vitin shkollor 2013-2014.

5.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektrike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Kandidatët për PhD të marrin gradën “Doktor” para fillimit të veprimtarisë në vitin shkollor 2013-2014.

6.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Inxhinieri Informatike”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
  • Të përputhet propozimi për hapjen e këtij programi studimi me standardet shtetërore të cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë të institucioneve të arsimit të lartë.
  • Të ndryshohet struktura e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi duke respektuar kriterin që së paku 70% e personelit akademik të angazhuar të jetë personel akademik i punësuar me kohë të plotë.
  • Të plotësohen syllabuset e lëndëve që mungojnë.
  • Të jepen elementë të detajuar për mënyrën dhe mjediset për zhvillimin e praktikave profesionale.
  • Të rishikohen kushtet dhe kriteret e veçanta për t’u pranuar në këtë program studimi.
  • Të plotësohen programet e lëndëve me elementët që mungojnë (elementë të detajuar mbi seminaret, temat e laboratorëve si dhe detyrat e kursit).
  • Të jepen detyrimet e studentit për lëndën përkatëse.
  • Eventualisht mund të rishihet shpërndarja e lëndëve në vite e semestra për të garantuar 60 kredite ECTS në vit.
  • Të rishikohet programi i lëndës “Gjuhë e huaj II”.

7.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Inxhinieri Telekomunikacioni”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
  • Të përputhet propozimi për hapjen e këtij programi studimi me standardet shtetërore të cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë të institucioneve të arsimit të lartë.
  • Të ndryshohet struktura e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi duke respektuar kriterin që së paku 70% e personelit akademik të angazhuar të jetë personel akademik i punësuar me kohë të plotë.
  • Të plotësohen syllabuset e lëndëve që mungojnë.
  • Të jepen elementë të detajuar për mënyrën dhe mjediset për zhvillimin e praktikave profesionale.
  • Të rishikohen kushtet dhe kriteret e veçanta për t’u pranuar në këtë program studimi.
  • Të plotësohen programet e lëndëve me elementët që mungojnë (elementë të detajuar mbi seminaret, temat e laboratorëve si dhe detyrat e kursit).
  • Të jepen detyrimet e studentit për lëndën përkatëse.
  • Eventualisht mund të rishihet shpërndarja e lëndëve në vite e semestra për të garantuar 60 kredite ECTS në vit.
  • Të rishikohet programi i lëndës “Gjuhë e huaj II”.

8.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Ekonomik MBA”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
  • Të përcaktohet saktë forma e studimit, me kohë të plotë apo të pjesshme dhe në varësi të saj edhe kohëzgjatja.
  • Të përcaktohen qartë dhe më gjerësisht objektivat e këtij programi studimi.
  • Të përmirësohet plani mësimor duke mos përfshirë lëndë si “Zhvillimi i Produkteve të reja” pasi nuk ka lidhje organike me nivelin e këtij programi dhe të mos përsëriten të njëjtat lëndë si në rastin e lëndës “Sistemet e informacionit të menaxhimit”.
  • Të parashikohen në planin mësimor lëndë të tjera të tilla si psh: Ekonomiks menaxherial.
  • Të përmirësohet literatura e përdorur pasi rezulton të jetë e nivelit Bachelor.
  • Lënda “Menaxhim Ndryshimi”, për nga përmbajtja të klasifikohet në lëndët bazike të programit të studimit.
  • Të ofrohen më shumë se 2 lëndë me zgjedhje të cilat mund t’I japing edhe specializime më të ngushta programit të studimit.
  • Të shihet mundësia që lënda “Gjuhë e Huaj” të hiqet nga plani mësimor pasi në këtë nivel studimi mbetet vetëm kriter pranimi ose ndryshe kusht  i domosdoshëm për të mbyllur studimet.
  • Të përputhet ngarkesa mësimore në auditor me kriteret përkatëse.
  • Të parashikohet në planin mësimor edhe orët e ngarkesës individuale.
  • Të bëhet një diferencim më i mirë i lëndëe në lidhje me shpërndarjen e ECTS.
  • Të plotësohen të gjitha syllabuset e lëndëve me elementët si: viti spo semestri kur zhvillohet lënda; emri i pedagogut; numri i krediteve apo orëve në auditor; numri i oreve të studimit individual; të ndahet literatura në bazë dhe ndihmëse; ngarkesa në orë dhe ECTS, sipas formave të mësimdhënies; të prezantohen temat që do të trajtohen në cdo leksion/seminar.
  • Të ketë më shumë  fleksibilitet në kontrollin e dijeve sepse të gjitha lëndët kanë të njëjtën mënyrë  kontrolli.  
  • Të parashikohet praktika profesionale bashkë me numrin e nevojshëm të krediteve për vetë karakterin e formimit që ka ky master.
  • Të shënohen kriteret specifikë të pranimit të studentëve në këtë program studimi,përvec atyre të përgjithshëm.

9.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Ekonomik - Financë”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet e mëposhtme:
  • Programi parashikon zhvillimin e një masteri në Shkencat e Financave pa patur asnjë personel akademik me kohë të plotë. Ngarkesa mësimore do të mbulohet tërësisht me pedagogë me kohë të pjesshme prej të cilëve disa kanë nga dy lëndë. Edhe për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij masteri programi nuk parashikon ndonjë strukturë të posaçme personeli (nuk ka as koordinator të programit).
  • Në syllabuset e 13 lëndëve/moduleve ka një mospërputhje të emrit të hartuesit të programit me atë të pedagogut që do të mbulojë lëndë, si psh: “Analiza e pasqyrave financiare”; Paraja dhe Banka” dhe “Tregjet dhe institucionet financiare”, etj.
  • Fusha akadeike e përgjithshme dhe e veçantë e pedagogëve që parashikohet të zhvillojnë lëndën/modulin përputhet pjesërisht me përvojën e tyre kërkimore me lëndën përkatëse që ata mbulojnë sepse në shumë raste kjo përputhje nuk është ajo e kërkuara pavarësisht nga grada apo titulli akademik.
  • Ka edhe 10 emra personash që ndonëse janë parashikuar të mbulojnë nga një lëndë, nuk janë përfshirë në listën e personelit akademik.
  • Nga dokumentacioni i paraqitur, shihet se bashkëpunimi me institucione të tjera mbetet si synim por realisht nuk ka kontrata apo marrëveshje që garantojnë realizimin e këtij programi studimi.
  • Mungojnë të dhënat për të vlerësuar mjediset dhe pajisjet laboratorike të nevojshme për realizimin e programit të studimit.
  • Institucioni ka parashikuar pothuajse në të gjithë lëndët/modulet si literaturë kryesore (edhe plotësuese) botime në gjuhë të huaj por nuk ka paraqitur asnjë të dhënë nëse ka sasi të mjaftueshme për të gjithë studentët dhe nëse studentët e njohin që në fillim, në shkallë të mjaftueshme gjuhën e huaj.


10.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Financë”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet e mëposhtme:
  • Programi parashikon zhvillimin e një masteri profesional pa patur asnjë personel akademik me kohë të plotë. Ngarkesa mësimore do të mbulohet tërësisht me pedagogë me kohë të pjesshme prej të cilëve disa kanë nga dy lëndë. Edhe për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij masteri programi nuk parashikon ndonjë strukturë të posaçme personeli (nuk ka as koordinator të programit).
  • Ka lëndë të parashikuara për t’u zhvilluar në profile që nuk kanë as program e as emër pedagogu si psh: “E drejtë kontratash” dhe “E Drejtë tregtare”.
  • Ka disa raste ku fusha e akademike e përgjithshme dhe e veçantë e pedagogut nuk përputhet me lëndën si psh: “Analiza e pasqyrave financiare” dhe “Taksimi i biznesit”.
  • Nga dokumentacioni i paraqitur, shihet se bashkëpunimi me institucione të tjera mbetet si synim por realisht nuk ka kontrata apo marrëveshje që garantojnë realizimin e këtij programi studimi.
  • Mungojnë të dhënat për të vlerësuar mjediset dhe pajisjet laboratorike të nevojshme për realizimin e programit të studimit.
  • Institucioni ka parashikuar pothuajse në të gjithë lëndët/modulet si literaturë kryesore (edhe plotësuese) botime në gjuhë të huaj por nuk ka paraqitur asnjë të dhënë nëse ka sasi të mjaftueshme për të gjithë studentët dhe nëse studentët e njohin që në fillim, në shkallë të mjaftueshme gjuhën e huaj.
  • Nuk parashikohet praktikë profesional dhe as marrëveshje me institucione të tjera për zbatimin e praktikave.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:    Master i Shkencave në Inxhinieri Mekatronike
        të hapet

Programi i Studimit:    Master i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi, me profil:
a.    Inxhinieri Strukturash
        të hapet

Programi i Studimit:    Master i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi, me profil:
a.    Inxhinieri Infrastrukture transporti
        të hapet

Programi i Studimit:    Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike
        të hapet

Programi i Studimit:    Master i Shkencave në Inxhinieri Elektrike
        të hapet

Programi i Studimit:    Master i Shkencave në Ekonomik - Financë
        të mos hapet

Programi i Studimit:    Master Profesional në Financë
        të mos hapet

Institucioni aplikues Shkolla e Lartë Private “Universiteti Metropolitan Tirana”, për programet e studimit Master i Shkencave në “Menaxhim në Inxhinieri”, Master i Shkencave në “Inxhinieri Informatike”, Master i Shkencave në “Inxhinieri Telekomunikacioni” dhe Master i Shkencave në “Ekonomik MBA”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këto programe studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.

DREJTORI
AVNI MESHI