VENDIM
I
KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Nr. 374, datë 17.09.2012
Për ndryshimin e statusit juridik të Shkollës së Lartë Private “Universiteti POLIS”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për ndryshimin e statusit juridik Shkollës së Lartë Private “Universiteti POLIS”, të kërkuar me shkresë me Nr. 4177/1, datë 30.07.2012 dhe duke patur parasysh dispozitat e Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 5, neni 41, neni 42, arrin në përfundim se:
Struktura e riorganizuar me njësitë kryesore si dhe njësitë bazë për çdo njësi kryesore (Universiteti me Fakultetet përkatëse dhe çdo Fakultet me Departamentet përkatëse) deklarohet si më poshtë:
1. FAKULTETI I ARKITEKTURË DHE DIZAJNIT:
- Departamenti i Arkitekturës dhe Dizajnit
- Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe Humane
- Njësia kërkimore e Dizajnit
2. FAKULTETI I PLANIFIKIMIT, MJEDISIT DHE MENAXHIMIT URBAN:
- Departamenti i Planifikimit dhe Mjedisit
- Departamenti i Menaxhimit Urban
- Njësia kërkimore e Habitatit
3. INSTITUTI KËRKIMOR SHKENCOR (IKSH):
- Co-Plan (Instituti për zhvillimin e Habitatit), partneritet
- Metro_Polis (Studio projektimi Arkitektonik dhe Urban), partneritet
- Njësia e Publikimeve Polis_PRESS
- Njësia e kërkimit dhe Kualifikimit Shkencor
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Ndryshimin e statusit juridik të Shkollës së Lartë Private “Universiteti POLIS” në “Universiteti POLIS”.
DREJTORI
AVNI MESHI