REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 37, datë 05.05.2015
MBI
HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “POLITIKA DHE DREJTIM ARSIMI” DHE MASTER I SHKENCAVE NË “SHKENCA TË EDUKIMIT”, UNIVERSITETI I TIRANËS
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:
a) Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Politika dhe Drejtim Arsimi”
b) Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c) Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Sociale
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/4 semestra
f) Kredite (ECTS): 120 ECTS
g) Forma e studimi: Me kohë të plotë
h) Gjuha e studimeve: Shqip
i) Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
j) Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 20 – 30 studentë
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
a) Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Shkenca të Edukimit”
b) Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c) Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Sociale
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/4 semestra
f) Kredite (ECTS): 120 ECTS
g) Forma e studimi: Me kohë të plotë
h) Gjuha e studimeve: Shqip
i) Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
j) Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 20 – 30 studentë
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI:
1. Programet e studimit Master i Shkencave në “Politika dhe Drejtim Arsimi” dhe Master i Shkencave në “Shkenca të Edukimit”, i përmbushin standardet shtetërore të cilësisë dhe kërkesat ligjore akademike përkatëse që lidhen me kurrikulën, stafin, kushtet e praktikës pedagogjike dhe të tjera.
2. Për gjithë sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar pozitiv dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programet e studimit Master i Shkencave në “Politika dhe Drejtim Arsimi” dhe Master i Shkencave në “Shkenca të Edukimit” me elementët e mësipërm të hapen.