KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 36 datë 11.09.2009
Për vlerësimin e Programit të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Master i Nivelit të Dytë (MND) në:
1. GJUHË SHQIPE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në: “Gjuhë Shqipe”, të kërkuar nga Qëndra e Studimeve Albanologjike, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në “Gjuhë Shqipe” përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me sugjerimin që aplikuesi të shohë mundësinë e uljes së numrit të krediteve të mikrotezës në favor të aktiviteteve formuese në auditor.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Gjuhë Shqipe” të hapet.
KËSHILLI i AKREDITIMIT