Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 36, datë 05.05.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, QË PËRFUNDON ME DIPLOMË TË DYFISHTË NË DOKTORATË NË “ARKITEKTURË DHE PLANIFIKIM URBAN”, TË UNIVERSITETIT POLIS NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN E STUDIMEVE TË FERRAR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 36, datë 05.05.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, QË PËRFUNDON ME DIPLOMË TË DYFISHTË NË DOKTORATË NË “ARKITEKTURË DHE PLANIFIKIM URBAN”, TË UNIVERSITETIT POLIS NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN E STUDIMEVE TË FERRARË-S, ITALI


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, nëraportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe në dokumentacionin mbështetës, për programin e përbashkët të studimit me Universitetin e Ferrarë-s, Itali që përfundon me diplomë të dyfishtë në Doktoratë në “Arkitekturë dhe Planifikim Urban” me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Doktoratë në “Arkitekturë dhe Planifikim Urban”
b)      Cikli i studimit: Cikli tretë
c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.563, datë 19.11.2012
d)     Institucioni që e ofron: Universiteti Polis në bashkëpunim me Universitetin e Ferrarë-s, Itali.
e)      Njësia kryesore: Universiteti Polis[1]
f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite akademike
g)      Kredite (ECTS): 60 kredite/në vitin e parë
h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë
i)        Gjuha e studimeve: Anglisht
j)        Statusi i diplomës: Program i përbashkët studimi me Universitetin e Ferrarë-s, Itali, që përfundon me diplomë të dyfishtë në Doktoratë në “Arkitekturë dhe Planifikim Urban”
k)      Akreditimi në vendin e Universitetit partner: Dekreti i Ministrisë Italiane të Arsimit Universitar dhe të Kërkimit, Nr 0000636 Prot, datë 19.08.2014
l)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8

VENDOSI

1.      Program i përbashkët i studimit midis Universitetit POLIS dhe Universitetit të Ferrarë-s, Itali, që përfundon me diplomë të dyfishtë në Doktoratë në “Arkitekturë dhe Planifikim Urban” i përmbush plotësisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë dhe kërkesat ligjore akademike përkatëse në fuqi. Për këtë arsye, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin përfundimtar pozitiv.

2.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i përbashkët i studimit midis Universitetit POLIS dhe Universitetit të Ferrarë-s, Itali që përfundon me diplomë të dyfishtë në Doktoratë në “Arkitekturë dhe Planifikim Urban” me elementët e mësipërm, të akreditohet.

3.      Vendimi i Këshillit të Akreditimit Nr. 32, datë 27.03.2015, shfuqizohet.