Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 359, datë 13.07.2012, Shkolla e Lartë Private “Kristal”

Për riorganizimin e brendshëm të Fakulteteve dhe Departamenteve, në Shkollën e Lartë Private “Kristal”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin “Për riorganizimin e brendshëm të Fakulteteve dhe Departamenteve të Shkollës së Lartë Private “Kristal”, bazuar në raportin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:

• Struktura e re e kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Kristal”, përbëhet nga:
1. Fakulteti i Ekonomisë:
a. Departamenti i Financës
b. Departamenti i Menaxhimit të Biznesit
c. Departamenti i Administrimit Publik

2. Fakulteti i Inxhinierisë:
a. Departamenti i Elektronikës
b. Departamenti i Informatikës
c. Departamenti i Teknologjisë së Informacionit

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Institucioni: Fakulteti i Ekonomisë, Shkolla e Lartë Private “Kristal”
miratohet i riorganizuar

Institucioni: Fakulteti i Inxhinierisë, Shkolla e Lartë Private “Kristal”
miratohet i riorganizuar


Z. Emil Lamani; Z. Shyqyri Llaci dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.