Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 352, datë 13.07.2012, Shkolla e Lartë Private "Kristal"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 352, datë 13.07.2012



Për akreditimin e Programit të Studimit që përfundon Bachelor në “Laborant Mjekësor”, të Shkollës së Lartë Private “Kristal”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programit të Studimit që përfundon me Bachelor në “Laborant Mjekësor”, të Shkollës së Lartë Private “Kristal”, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programi i studimit, i  përmbush objektivat formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

REKOMANDON:
  • T’i jepet rëndësi maksimale nevojës për ndryshime dhe/ose korrigjime të shpejta të kurrikulës në përputhje me dinamikën e ndryshimeve që ndodhin aktualisht në arsimin mjekësor.
  • Të mbahen rekorde/evidenca administrative në përgjigje të kërkesave/kritereve te vendosura nga APAAL, si p.sh ruajtjen e procesverbaleve me notat e studentëve, hartimin dhe livrimin e programeve kualifikuese për stafin etj.
  • Të përmirësohet cilësia e mësimdhënies duke siguruar përqindjen e duhur me staf të brendshëm, caktuar titullarë të lëndës me tituj dhe duke pasuruar bibliotekën me literaturë të përditësuar.
  • T’i kushtohet rëndësi formalizimit të politikave që ndiqen, si p. sh. publikimit të strategjisë së zhvillimit të institucionit, publikimit të strategjisë së zhvillimit të cilësisë, ngritjes së strukturave që këshillojnë për karrierën dhe informojnë mbi mundësitë e punësimit, kryerjes së analizave të marrëveshjeve të bashkëpunimit.
  • Të respektohet periodiciteti i aktiviteteve vlerësuese, ndërgjegjesuese, monitoruese dhe të ketë metodologji te paravendosura dhe të njoftuara publikisht.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Programi i Studimit:    Bachelor në “Laborant Mjekësor”
të akreditohet.