KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 35 datë 11.09.2009
Për vlerësimin e Programit të Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Diplomë e Nivelit të Dytë (DND) në:
1. BIOLOGJI MJEDISORE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Dytë në: “Biologji Mjedisore”, të kërkuar nga Fakulteti i Shkenacve të Natyrës, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Dytë në “Biologji Mjedisore”, nuk përmbush asnjë nga kërkesat ligjore për hartimin e një Programi Studimi të tillë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar negativ.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Dytë në “Biologji Mjedisore”, të mos hapet.
KËSHILLI i AKREDITIMIT