REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr.35, datë 05.05.2015
MBI
RIORGANIZIMIN E NJËSIVE KRYESORE TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE, JOPUBLIKE “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të riorganizimit institucional me elementët:
a) Institucioni i Arsimit të lartë/Universiteti: Shkolla e Lartë Universitare, Jopublike “Universiteti Marin Barleti”
b) Fakultetet: Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike dhe Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë
c) Departamentet:
i. Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike
a. Departamenti i Drejtësisë
b. Departamenti i Shkencave Sociale dhe Edukimi
c. Departamenti i Shkencave Politike
d. Instituti Shqiptar i Çështjeve Publike (deklaruar nga IAL si njësi bazë)
e. Instituti i Edukimit “Barleti”(deklaruar nga IAL si njësi bazë)
ii. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë
a. Departamenti i Ekonomisë dhe Financës
b. Departamenti Biznes, Menaxhim, Turizëm
c. Departamenti i Arkitekturës dhe Shkencave kompjuterike
d. Instituti i Kërkim zhvillimit “Barleti” (deklaruar nga IAL si njësi bazë)
VENDOSI:
1. Shkolla e Lartë Universitare, Jopublike “Universiteti Marin Barleti”, i përmbush standardet shtetërore të cilësisë për riorganizimin institucional në dy njësitë kryesore, Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike dhe Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë.
2. Për sa më sipër, KA jep vlerësim përfundimtar pozitiv dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit të miratoj riorganizimin institucional të Shkolla e Lartë Universitare, Jopublike “Universiteti Marin Barleti” me dy njësi kryesore: Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike dhe Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë.
3. Programet e studimit sipas dy njësive kryesore, jepen si më poshtë:
i. Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike:
1. Bsc në Drejtësi
2. Bsc në Psikologji
3. Bsc në Sociologji
4. Bsc në Edukim Fizik dhe Sporte
5. Bsc në Gjuhë Angleze
6. Bsc në Gjuhë Gjermane
7. Bsc në Gjuhë Frënge
8. Bsc në Shkenca Politike
9. MP në Shkenca Juridike, me profile:
a)E Drejtë Publike
b) E Drejtë Biznesi
10. MP në Shkenca Politike, me profile:
a)Administrim Publik
b) Lidership
11. MP në Komunikim, me profile:
a)Gazetari Ekonomike
b) Komunikim Publik
12. MP në Edukim, me profile:
a)Mësimdhëniae të Nxënit
b) Administrim i Arsimit
13. MP në Psikologji Ligjore
14. MP në Sociologji Zhvillimi, me profile:
a)Zhvillim Social Komunitar
b) Zhvillim Ekonomik dhe Studim Tregu
15. MSh në Komunikim, me profile:
a)Studime në Gazetari
b) Komunikim/Studime në Gazetari Ndërkombëtare
c)Komunikim/Marrëdhënie me Publikun në Nivel Ndërkombëtar
16. MSh në Sociologji Zhvillimi Komunitar
17. MSh në Shkenca Juridike, me profile:
a)E Drejtë Publike
b) E Drejtë Penale dhe Kriminologji
c)E Drejtë Tregtare
d) E Drejtë e Pronësisë Intelektuale
18. MSh në Administrim Publik, me profile:
a)Administrativ - Ligjor
b) Administrativ - Ekonomik
19. MSh në Studime Evropiane, me profile:
a)Marrëdhënie Ndërkombëtare e Diplomaci
b) Politikat Evropiane dhe Administrim Publik
c)Studime Ekonomike Evropiane
d) E Drejtë Europiane
20. Dr në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe Komunitetin (ofrohet nga Universiteti Clemson, Instituti për Familjen dhe Jetën në Komunitetit (IFNL) Karolina e Jugut, ShBA. ShLUJ “Universiteti Marin Barleti” ofron infrastrukturën fizike dhe logjistike)
ii. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë:
1. Bsc në Financë Kontabilitet
2. Bsc në Financë, Bankë, Sigurime
3. Bsc në Kontabilitet, Auditim, Taksa
4. Bsc në Menaxhim Biznesi
5. Bsc në Administrim Biznesi
6. Bsc në Menaxhim
7. Bsc në Biznes
8. Bsc në Informatikë e Aplikuar
9. Bsc në Inxhinieri Sistemesh dhe Programesh Kompjuterike, me profile:
a) Inxhinieri Softuerike
b) Menaxhim i Databazave
c) Multimedia Dizajn dhe Zhvillim
d) Komunikim Digjital
e) Inxhinieri Rrjeti
10. Bsc në Matematikë Administrim
11. Bsc në Matematikë – Financë
12. MP në Administrim Biznesi, me profile:
a)Financë Kontabilitet
b) Shërbime Bankare dhe Financiare
c)Prona të Paluajtshme dhe Sigurime
d) Lidership dhe Menaxhim i Burimeve Njerëzore
e)Marketing dhe Menaxhim Operacionesh
13. MP në Menaxhim Transporti dhe Logjistik
14. MP në Projektues në Arkitekturë të Qëndrueshme
15. MP në Arkitekturë Interier
16. MP në Arkitekturë Industriale
17. MP në Peizazh i Territorit Urbanistik dhe Logjistik
18. MSh në Kontabilitet – Financë, me profile:
a) Menaxhim Financiar
b) Shërbimeve Bankare dhe Financiare
c) Taksimi dhe Ligji
d) Kontabilitet
19. MSh në Menaxhim Biznesi, me profile:
e) Logjistikë dhe Menaxhim Operacional
f) Marketing Strategjik
g) Menaxhim i Burimeve Njerëzore
h) Menaxhim i Sistemeve të Informacionit
20. MSh i integruar në Arkitekturë
4. Vendimi i Këshillit të Akreditimit Nr. 25, datë 27.03.2015, shfuqizohet.