Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 341, datë 08.06.2012, Shkolla e Lartë Private “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”.

Këshilli i Akreditimit
Vendim Nr. 341, datë 08.06.2012


Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. E DREJTË PUBLIKE DHE ADMINISTRATIVE
2. E DREJTË CIVILE DHE TREGTARE
3. E DREJTË PENALE

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 272 datë 04.11.2011, të Programeve të reja të studimit “Master i Shkencave në E Drejtë Publike dhe Administrative”; “Master i Shkencave E Drejtë Civile dhe Tregtare” dhe “Master i Shkencave në E Drejtë Penale”, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “E Drejtë Publike dhe Administrative”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “E Drejtë Penale”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Master i Shkencave në E Drejtë Publike dhe Administrative
të hapet

Programi i Studimit: Master i Shkencave në E Drejtë Civile dhe Tregtare
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në E Drejtë Penale
të hapet


Zj. Anila Hoda; Z.Vladimir Nika; Zj. Edlira Late dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.